KS Lushnja
Pseudonimi(et) | Delegatët, Lagunarët | ||
---|---|---|---|
Themeluar | janar 21, 1927 | as Kongresi i Lushnjës||
Stadiumi | Stadiumi Abdurrahman Roza Haxhiu Lushnjë, Shqipëri | ||
Kapaciteti | 8,000 | ||
Liga | Kategoria e Parë | ||
2022-23 | 9. | ||
|
Klubi Futbollit Lushnja (KF Lushnja) u themelua më 27 korrik 1930 në Lushnje.Më 1945 pas luftës së dytë botërore ishte i njohur me emrin Traktori vit në të cilin debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar. Më 1950 i ndryshohet emri në Lushnja pastaj më 1951 Puna Lushnjë dhe më 1958 i rikthehet sërish emri Traktori të cilin e mban deri në vitin 1991, ku i rikthehet emri KF Lushnja me të cilin emër është edhe sot prezent.Fusha e futbollit ku luante Traktori i Lushnjës para vitit 1960 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm “18 tetori”, në qendër të qytetit. Pas vitit 1960 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës. Fillimisht ai e ka pasur emrin Traktori, ashtu si emri i skuadrës.Pas vitit 1990,në vitin 1991 me vendim Nr.24 , datë 16.08.1991 të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm Pluralist Lushnje stadiumit të futbollit iu vendos një emër i nderuar i dëshmorit të fushës së blertë shqiptare legjendës Abdurrahman Roza Haxhiu në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqiptar.Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Fatos Tushe dhe lojtarët udhëhiqen nga trajneri i klubit Artan Bano. Lushnja momentalisht luan në Kategorinë e parë. Lushnja mbeshtetet nga tifozët më të zjarrtë në Shqipëri rreth 13.000 njerëz një shifër jashtëzakonishtë e madhe.Tifo grupi i Lushnjes janë Ultras Delegatet,ata njihen zyrtarisht nga ekipi i qytetit.Mënyra sesi ata e organizojnë atmosferën të lë pa frymë,edhe sikur te mblidhen tifozet e të gjithë kampionatit nuk arrinë dot numrin e tifozave lushnjarë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |