Jump to content

K-pop

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

K-pop ( /k pɒp/; koreanisht: 케이팝; romanizuar: keipap), shkurt për Korean pop,[1] është një formë e muzikës pop që rrjedh nga Korea e Jugut.[2] Ai përfshin stilet dhe zhanret nga e tërë bota, si popi, hip-hopi, R&B, roku, xhezi, gospel, reggae, muzika elektronike, folk, country, disko, dhe muzika klasike, të gjitha mbi rrënjët e veta tradicionale koreane.[3] Termi "K-pop" mori famë gjatë viteve 2000, sidomos brenda kontekstit ndërkombëtar. Termi për muzikën vendase pop në koreanisht është gayo (가요; 歌謠), që akoma përdoret gjerësisht në Korenë e Jugut.[4][5]

Kultura moderne e "idhujve" të K-popit (anglisht: idol) filloi në vitet 1990, gjersa muzika e idhujve K-pop po rritej në një kulturë më të ngushtë që afroi tifozëri gjigante të adoleshentëve dhe të rriturve të rinj.[6][7] Forma më moderne e zhanrit, fillimisht e quajtur "rap dance", doli në shesh me formimin e bendit mashkullor hip-hop Seo Taiji and Boys, në vitin 1992. Eksperimentimi i tyre me stile dhe zhanre të ndryshme të muzikës, si dhe integrimi i elementeve të huaja muzikore, ndihmuan me rigdhendjen e skenës bashkëkohore të muzikës së Koresë Jugore.[8] Pas një rënie të ndjeshme në muzikën e hershme të idhujve, nga 2003, TVXQ dhe BoA filluan një gjeneratë të re të idhujve të K-popit që e depërtuan zhanrin muzikor nëpër tregun fqinj japonez, dhe vazhdojnë ta popullarizojnë K-popin ndërkombëtarisht deri sot.[9][10] Me mbërritjen e rrjeteve sociale në internet dhe serialeve televizive koreane, shpërndarja aktuale e K-popit dhe zbavitjes koreanojugore, njohur ndryshe si "Vala Koreane", po shihet jo vetëm në Azi lindore, por edhe anë e mbanë botës, duke marrë për vete një publik ndërkombëtar.

Në 2018, K-popi përjetoi një rritje të bujshme dhe u bë një lojtar i fuqishëm në tregun muzikor, duke shënuar një rritje prej 17.9% në të ardhura. Që prej 2019, muzika koreane pop renditet e gjashta mes tregjeve ndërkombëtare muzikore më të mëdhaja sipas raportit ndërkombëtar muzikor të Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike (IFPI), me grupet BTS dhe Blackpink të emëruar si artistët që po e prijnë këtë rritje në treg.[11] 2020 ishte një vit rekordthyes për K-popin kur e ndjeu një rritje prej 44.8% dhe u bë tregu muzikor me rritje më të shpejtë atë vit.[12]

Industria e K-popit është gjendur shpesh edhe në mes të polemikave të shumta që reflektojnë dallimet në pritshmëritë shoqërore në Korenë moderne. Idhujt janë shpesh subjekt i kontratave shumë të rrepta, ndonjëherë të quajtura "kontrata skllavërore". Deklaratat e tyre publike nuk guxojnë të jenë kontraverse apo të shkaktojnë ndonjë skandal. Dietat, sjelljet, dhe dashuritë e tyre janë nën kontroll të ngushtë, mirëpo performancat e tyre seksualizohen shpesh. Nënshtrimi ndaj operacionit kozmetik ndodh shpesh, duke i shtuar presionit të paraqitjes perfekte. Vetëvrasjet e shumë idhujve kanë tronditur industrinë ndër vite, kryesisht ato të Kim Jong-hyun, Sulli, dhe Goo Harës.

  1. ^ 케이팝 (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2022. Marrë më 13 janar 2022.
  2. ^ Hartong, Jan Laurens (2006). Musical terms worldwide: a companion for the musical explorer (në anglisht). Semar Publishers. fq. 15. ISBN 978-88-7778-090-4. Marrë më 5 dhjetor 2011. Since the 1990s, popular genres like rap, rock and techno house have been incorporated into Korean popular music, setting the trend for the present generation of K-pop, which often emulates American models.
  3. ^ Laurie, Timothy (2016), "Toward a Gendered Aesthetics of K-Pop", Global Glam and Popular Music: Style and Spectacle from the 1970s to the 2000s (në anglisht): 214–231, arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2021, marrë më 11 prill 2016
  4. ^ "K-pop" 케이팝. terms.naver.com (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2021. Marrë më 17 tetor 2019.
  5. ^ "Jeongbogiljab-i sangsebogi" 정보길잡이 상세보기 [Shikoni detajet e udhëzuesit]. Libraria Kombëtare e Koresë (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2017. Marrë më 3 nëntor 2018.
  6. ^ "The Root of K-Pop: The Influences of Today's Biggest Acts". Billboard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2017. Marrë më 16 korrik 2017.
  7. ^ "South Korea's pop-cultural exports: Hallyu, yeah!". The Economist (në anglisht). 25 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2018. Marrë më 23 mars 2019.
  8. ^ Cho, Chung-un (23 mars 2012). "K-pop still feels impact of Seo Taiji & Boys". The Korea Herald (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 12 prill 2016.
  9. ^ Choi, JungBong (2014). K-pop – The International Rise of the Korean Music Industry (në anglisht). Maliangkay, Roald. Hoboken: Taylor and Francis. fq. 66–80. ISBN 9781317681809. OCLC 890981690.
  10. ^ Song, Cheol-min (2016). K-pop Beyond Asia (në anglisht). Korea: 길잡이미디어. fq. 37–46. ISBN 9788973755981. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2023. Marrë më 24 korrik 2018.
  11. ^ Kelley, Caitlin (3 prill 2019). "K-Pop Is More Global Than Ever, Helping South Korea's Music Market Grow Into A 'Power Player'". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 24 gusht 2020.
  12. ^ "2021 State of the Industry" (PDF). International Federation of the Phonographic Industry (në anglisht). 23 mars 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 mars 2021. Marrë më 23 mars 2021.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  •  Commons: K-pop – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale