Jolau
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Jolau (greqisht: Ἰόλαος Iolaos. Latin: Iolaus) - i biri i vëllaut prej babe të Herakliut, i Ifiklaut dhe gruas së tij të dytë Automeduzës.
Ishte i fuqishëm dhe guximtar. Në luftë me Hidrën lerniase i ka ndihmuar Heraikliu dhe e ka mbytur dragoin që i erdhi në ndihmë Hidrës. Me trimin Meleagrin merr pjesë në gjahun e derrit të egër të Kalidonisë ndërsa me Jazonin në ekspeditën e argonautëve në Kolhidë. Kudo sillej, siç i ka hije burrit dhe kur iu desht Herakliut që të bredhë nëpër botë në shërbim të Euristeut, mbretit të Mikenës, ia ngushëllonte gruan. Në fund, u dashurua në te dhe Herakliu ia dha. Pas shkuarjes së Herakliut nga kjo botë u vendos në Athinë dhe i mbronte trashëgimtarët e Herakliut të cilët ishin strehuar te ky para ndjekjeve dhe kërcënimeve të mbretit Euriste. Kur Euristeu u nis kundër Athinës që ta detyrojë për t'i dorëzuar trashëgimtarët e Herakliut, përkundër pleqërisë së thellë, shkoi në luftë së bashku me Demostenin, mbretin e Athinës. E luti Hilin, të birin e Herakliut që t'ia huazojë qerren luftarake të tij në të cilën ishte vërsulur Euristeu. Në luftë kuptoi se më nuk ka fuqi të mjaftueshme dhe i dëshpëruar për plogshtinë e pleqërisë i luti zotërat që së paku për një çast t'ia kthejë fuqinë dhe rininë. Ishte kjo lutje e parë me të cilën iu ishte drejtuar zotërave gjatë tërë jetës së vet heroike dhe ata ia pranuan lutjen. Nga qielli u lëshua reja e zezë dhe e mbështolli qerren e Jolaut. Kur u zhduk reja, në qerre qëndronte Jolau në lulen e bukurisë së vet rinore dhe të fuqisë. Lehtë e arriti Euristeun, e zuri rob dhe të lidhur e solli në Athinë. Me mirënjohje për kthimin e rinisë jetëshkurtër dhe për fuqinë me të cilën mundi t'i hakmerret për vuajtjet dhe përbuzjet e Herakliut dhe fëmijëve të tij, Jolau vdiq i qetë.
Jolaun e njohim nga gjashtëdhjetë piktura në vaza, prej të cilave më e vjetra është e shek. VI para e.s. Gati në të gjithat është i pikturaur me Herakliun, më së shpeshti për Shkuarjen e Herakliut në Olimp dhe Dyluftimin e Herakliut me Hidrën. Diku është e mundshme që të identifikohet në piktura dhe relieve me pamjet nga miti për argonautët dhe gjahu në derrin e egër të Kalit.