Jia Qinglin
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Xhia Qinglin-i (kinezçe: 贾庆林) lindi në mars të vitit 1940 në provincën Hebei. Politikan kinez. U pranua në PK të Kinës në dhjetor të vitit 1959. Ka filluar të punojë qysh nga tetori i vitit 1962. U diplomua në degën e projektimit dhe prodhimit të makinerive elektrike dhe aparateve elektrike të Institutit të Inxhinierisë të provincës Hebei. Ka titullin akademik "Inxhinier i nivelit të lartë".
Tani ai është anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 10-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Jetëshkrimi i Xhia Qinglin-it
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1991 - 1993 Zv.sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës në provincën Fujian; kryetar i provincës Fujian.
1993 - 1994 Sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për provincën Fujian; kryetar i provincës Fujian.
1994 - 1996 Sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për provincën Fujian; kryetar i Asamblesë Kombëtare Popullore të provincës Fujian.
1996 - 1997 Zv.sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit; i ngarkuar me detyrën e kryetarit të bashkisë së qytetit të Pekinit; kryetar i bashkisë së qytetit të Pekinit
1997 - 1999 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i përgjithshëm i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit; kryetar i bashkisë së qytetit të Pekinit
1999 - 2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të PK të Kinës për qytetin e Pekinit
2002 - 2003 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës
2003 – 2013Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; kryetar i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 10-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Ai doli në pension në vitin 2013.