Jump to content

Inxhinier i teknologjisë grafike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kopja e parë e tabakut të shtypit në shtypshkronë e cila duhet të kontrollohet nga inxhinieri i grafikës

Inxhinieri i teknologjisë grafike organizon punën e prodhimeve të mëdha në industrinë grafike dhe e harmonizon punën për të gjitha proceset. Punon normativin e materialit hargjues, normativin e vendeve të punës, dhe kalkulimin e prodhimit të gatshëm. Merrë pjesë në sigurimin e materialit, shitjes së shërbimeve, apo shitjes së prodhimeve të gatshme si përfaqësues komercial. Inxhinieri i grafikës duhet t’i zotërojnë të gjitha njohuritë, por edhe fshehtësitë e proceseve të ndryshme grafike, sipas nevojës së punës, mund të zavendësojnë, ose ti ndrrojnë në punë punëtorët e proceseve të ndryshme grafike. Inxhinjeri i teknologjisë grafike propozon si të zgjidhet problemi në prodhim, siguron materialin, shet shërbime dhe prodhime të gatshme, bënë lidhje ndërnjerëzore, dhe mardhënje me udhëheqësinë e punës. Inxhinieri i teknologjisë grafike e përfaqëson dizajnin e prodhimit grafik, përveç që e përshkruan, e saktëson pamjen e re të prodhimit grafik, pa marrë parasyshë fushën në industrinë grafike. Në punë inxhinieri i teknologjisë grafike shfrytëzon kompjuterin, tipometrin, kalkulatorin, programet e llojeve të ndryshme, veglat për vizatim, aparatin fotografik, folitë, filmat, shtypësit llaserik, dhe sipas nevojës, makina dhe vegla të ndryshme në proceset e profesionit të grafikës.

Puna kryhet në objekte të përshtatshme për punë, me ndriçim natyror, apo me ndriçm të vendosur, para së gjithash ulur. Sips nevojës inxhinieri i teknologjisë grafike shkon në hapsira të punës dhe repartee ku është e ekspozuar zhurma e makinave, erërat e ngjitësit, ngjyrës, lyersëve, dhe preparative për pastrimin e makinave, pluhurit dhe fijeve të letrës dhe kartonit.

Shkathtësitë e dëshiruara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inxhinieri i teknologjisë grafike duhët ë jetë kreativ dhe të ketë prirje për zgjidhje të arsyeshme artistike. Është e nevojshme aftisi e zhvillimeve teknike dhe aftësi e përdorimit të hapsirës së punës. E dëshirueshme është shpejtëia e vërejtjeve, të formës, ndryshimit në mes të sipërfaqeve, ngjyrës dhe nijansave. Inxhinieri i teknologjisë grafike, duhet të posedojë aftësi të të pamurit në afërsi dhe duhet mire ti dallojnë ngjyrat dhe nijansat e tyre. E dëshirueshme është të ketë aftësi organizative, dhe aftësi të krijimit të bashkëpunimit të mire me njerëzit, e posaqërisht me inxhinierët grafik të cilët organizojnë punë nëpër reparte të mëdha.

Shtypshkronja, ku radhitësit me dorë dhe tipomakinistët i muarën mësimet e para

Inxhinieri i teknologjisë grafike shkollohet në fakultetin e grafikës. Sdudimet zgjasin 6 deri në 10 semestra, pas përfundimit të semestrit të gjashtë e fiton thirrjen e inxhinierit të teknologjisë grafike, a pas dhjetë semestrave magjistër i teknologjisë grafike. Pas përfundimit të semestrit të tetë, magjistri i ardhshëm l teknologjisë grafike mund të përcaktohet për një fushë të dizajnit grafik të prodhimit.

Zeja e grafikës në Prishtinë është shumë e vjetër. Gjurmët[1] e para i gjejmë të shënuar qysh në vitin 1877, kur në Kosovë mbretëronte Perandoria Turke. Në këtë vit i gjejmë zejtarët e parë të grafikës: radhitës me dorë me plumb, plumbshkrirës, tipomakinist dhe libërlidhës, të cilën mësonin dhe punoni në Shtypshkronjën e cila në atë kohë ishte në Prishtinë, e themeluar për nevojat e administrates turke.

Grafikët e parë të kualifikuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ballina të librave të cilat janë shtyp në Shtypshkronën Rilindja gjaë viteve 1980 dhe 1990 për botues[2] nga disa shtete nga Evropa[3], Afrika[4] dhe SHBA-ja, për të cilat përgjegjës ishin, inxhinierët e teknologjisë grafike

Gjenerata e pare e grafikëve të kualifikuar doli në vitin shkollor 1964 dhe 1965, në Shkollën e mesme teknike në Prishtinë me punëtorët e Shtypshkronjës Rilindja pa shkëputje nga puna. Të gjith mësimdhënësit ishin nga Beogradi dhe mësimi zhvillohej në gjuhën serbe. Punëtorët e parë të kualifikuar dolën në këto profile (zeje të grafikës]): Shaqir Tojgari [5] radhitës me makinë me plumb, Muharrem Shehu, radhitës me dorë me plumb, Qamil Muhaxhiri (Qamili i Vogël), tipomakinist, Ibush Galimuna, fotograf, Riza Neziri, cinkograf, Ahmet Parteshi, rotomakinist, Rexhep Kadrolli, libërlidhës dhe Irfan Ibro, libërlidhës. Ndërsa, tekniku i parë shqiptar i grafikës (Hanefi Berisha), vjen nga shkolla e grafikës në Beograd, më 1973.

Pasi në Prishtinë në mesin e viteve të shtatëdhjeta u hap një paralele e grafikës, për nevojat e shtypshkronjës Rilindja, në SHMT “19 nëntori” (sot “28 nëntori”), e cila nuk vazhdoi në vitin vijues. Shkollimi nuk u ndal, por tani vijoi në shkollën e grafikës, në Beograd, me nga, tre, katër nxënës për çdo vit në këto drejtime: fotoradhitës, ofsetmakinist, tipomakinist, montazher, retusher, fotograf dhe libërlidhës, dhe çdo herë me bursa nga shtypshkronja Rilindja (më vonë të gjithë të punësuar). Kjo vazhdoi deri në fundin e viteve të nëntëdhjetëta

Inxhinierët e parë të grafikës në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inxhinierët e parë të grafikës u shkolluan në Zagreb, në fillim të viteve të shtëdhjeta të shekullit të kaluar, ku në atë kohë Zagrebi ishte e vetmja qendër e shkollimi për gjith ish Jugosllavinë. Thirrjen e inxhinjerit të grafikës, i pari e fitoi Hysni Juniku [6], më 1972 nga Gjakova, pastaj, Safet Fejzullahu, më 1972, nga Prizreni, Agron Jakupi, më 1973, nga Prishtina, Ferki Munishi, më 1978, nga Vushtrria, Nezir Berisha, më 1978, nga Prishtina, Abdurrahman Simnica, më 1978, Prishtina, Lutfi Zhilivoda, më 1978, nga Mitrovica, Fatmir Syla, më 1979, nga Prishtina, dhe Kadri Ahmeti 1979, nga Shtimja. Pastaj vjen gjenerata e dytë deri në mesin e viteve të tetëdhjeta, dhe më vonë deri më sot nga Kosova, nuk ka të shkolluar në këtë lëmi[7].

Inxhinieri i teknologjisë grafike, mund të punësohet nëpër shumë fusha të industriesë grafike – duke filluar nga prodhimi i letrës, kartonit, veprimtari botuese grafike, deri te libërlidhja dhe përpunimi i amballazhit.

Profesione të përafërta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inxhinieri i teknologjisë grafike i ka punët e përbashkëta me teknikët e grafikës të të gjitha profileve. Punë të përafërta ka me inxhinierin e teknologjisë kimike dhe pjesërisht me inxhinierin e makinerisë.

  1. ^ Ismail Eran Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë – Gjurmime albanologjike nr.1, 1968 Prishtinë.
  2. ^ WILLIAM BLAKE, (Adam Konopacki), tizenhét színes és, negyven fekete-feher Képpel, Corvina, Budapest, Arkady, Varsó, Henschelverlag, Berlin, 1986 (Rilindja)
  3. ^ Ludwik bazylow HISTORIA POWAZECHNA (1789 – 1918), (Wydanie drugie, poszerzone), Warszawa, 1986 (Rilindja)
  4. ^ REPÚBLICA POPULAR DE ANGOLA LEITURAS, Ensino de Base – 2’ classe, MINISTÉRIO DA EDUCAÇAO, 1982 (Rilindja)
  5. ^ Musë Prelvukaj & Nezir Berisha – Shkolla e Mesme Teknike “28 nëntori” Monografi, Prishtinë 2012. f.31, 70, 74
  6. ^ Sveučilište u Zagrebu, Viša Grafička Škola, 1969 – 1984, f.41, 42, 45 />
  7. ^ http://www.grf.unizg.hr/wp-content/uploads/2010/09/dokumenti_o-nama_opci-akti_grf_Pravilnik_o_izjednacavanju.pdf

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]