Injaci
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Injaci i Antiokisë ose Shën Jaci (lindi rreth vitit 35, dhe vdiq dëshmor i fesë krishterë, rreth 98-110) ishte një ipeshkv i Antiokisë, në qindvjeçarin e II, pas Shën Pjetrit dhe Evodiusit të Antiokisë, i cili vdiq rreth vitit 68. Eusebiusi, në Historia Ecclesiastica, II.iii.22) shënon që Injaci ishte pasuesi i Evodiusit. Theodoreti (Dial. Immutab., I, iv, 33a) rrëfen që, Sh. Pjetri vetë e emëroi Injacin në postin e ipeshkvit. Injaci mbante edhe emrin Theoforos - ai që mban Perëndinë (në zemër), ka mundësi të ketë qënë nxënësi i apostullit Gjon. Injaci mbahet si një prej Etërve apostolikë (grupi i mëparshëm autoritar i Etërve të kishës) dhe është shenjt për të dyja kishat: Kishën katolike, e cila kremton ditën e tij me 17 tetor, dhe Kishën Ortodokse, e cila e kremton ditën e tij me 20 dhjetor. Injaci e bazoi jetën e tij në imitimin e Jezusit.
Shtatë prej letrave të tij njihen si dorëshkrime të tija.
Sh. Injaci u kap nga autoritet romake, asokohe nën sundimin e perandorit Trajan, dhe dhe u dërgua në Romë, ku ai edhe vdiq si dëshmor i fesë së krishterë në arenë, i shqyer për së gjalli nga luanët.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në rrugën e tij për në Romë, ku duhej t’u hidhej luanëve, ai shkroi shtatë letra. Injaci ishte udhëheqësi i kishës në Antioki. Qëllimi i letrës së tij ishte mposhtja e përçarjes dhe herezisë.
Atij i vishet shpikja e peshkopatës monarkike (një ipeshkëv e jo një këshill drejtues qeveris gjithë bashkësinë). Njerëz të tillë zgjidheshin nga bashkësia. Ata tërë jetën e tyre e kalonin në një vend. Për punën e tyre që lidhej kryesisht me kujdesin për bashkësinë e vogël, e cila mblidhej të dieleve, nuk paguheshin. Atje ai njeri kryesonte çdo të diel shërbesën fetare. Arsyet për shkak të të cilave Injati ishte për një rregullim të tillë, ishin të natyrës praktike:
1. Që të shmangej lufta për vendin udhëheqës (siз ishte rasti në Korint, ku kisha pushoi nga puna mbarë këshillin drejtues).
2. Që të shmangeshin klikat e vogla që shkëputeshin nga bashkësia.
U përpoq që darka e Zotit të jetë (nën udhëheqjen e ipeshkvit) në qendër të shërbesës fetare, dhe që të përdorej si dëshmi kundër doketizmit (ajo ishte trupi dhe gjaku i vërtetë i Krishtit).