Hidrografia e Evropës
Evropa në krahasim me kontinetet tjera ka lumenj të vegjël dhe të shkurtër. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të ketë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i dendur i lumenjëve është në Evropën Veri-perëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe me pellgje më të mëdha janë në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.
Të gjithë lumenjtë e Evropës u takojnë gjashtë ujëmbledhësëve : Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeanit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.
Kontinenti i Evropës është i pasur me liqene. Pjesa më e pasur me liqene është ajo e Evropës Veriore. Liqene më së shumti ka në Evropën veriore-Finlanda vend i liqeneve, në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me veprimin e akullnajave, me lëvizje tektonike dhe me procese karstike. Disa liqene janë poligjnetië, të tjerët lumorë, pastaj mbeturinash detesh të dikurshme etj.
Liqenet më të mëdhenjë dhe më të njohur të Evropës janë: Liqeni Kaspik, Lagoda, Onjega, Venern, Liqeni i Zhenevës, Liqeni Bodense, Liqeni i Zyrihut, liqeni Garda, liqeni Komo, Lago Di Magjore, liqeni Him, liqeni Ballaton, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës etj.
Lista e lumenjëve më të gjatë të Evropës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vollga (3,692 km/2,294 mi), derdhet në Detin Kaspik
- Danubi (2,860 km/1,777 mi), derdhet në Detin e Zi
- Urali (2,428 km/1,509 mi), derdhet në Detin Kaspik
- Dniepri (2,290 km/1,423 mi), derdhet në Detin Kaspik
- Don ( 1,950 km/1,212 mi), derdhet në Detin Azov
- Dniestri (1,362 km/846 mi), derdhet në Detin Kaspik
- Rajna (1,320 km/820 mi),derdhet në Detin e Veriut
- Elba (1,091 km/678 mi), derdhet në Detin e Veriut
- Vistulla (1,047 km/651 mi), derdhet në Detin Baltik
Shih edhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |