Grupi Volkswagen
Lloji | Kompani publike aksionesh |
---|---|
VOW, VOW3 VLKAY | |
ISIN | DE0007664005 |
Industria | Automobilistikë |
Themeluar në | Berlin, Gjermani (28 maj 1937) |
Themeluesi | German Labor Front |
Zyrat qendrore | , Gjermani |
Numri i vendodhjeve | 100 fabrika në 27 vende |
Zona e shërbimit | Në të gjithë botën |
Njerëzit kyç | Berthold Huber (Kryetar)[1][2][3] Martin Winterkorn (Drejtor ekzekutiv) |
Prodhimi | Automobilë, mjete tregëtare, motorë, motoçikleta, turbo-makineri |
Production output | 10.14 milionë (2014)[4] |
Shërbimet | Bankë, financim, menaxhim flote, sigurime, huadhënie[5] |
Fitimet | 202 miliardë € (2014)[4] |
12.7 miliardë € (2014)[4] | |
10.847 miliardë € (2014)[4] | |
Total assets | 351.209 miliardë € (2014)[4] |
Total equity | 90.189 miliardë € (2014)[4] |
Owner | Porsche Automobil Holding SE (50.7%)[6] Shteti i Saksonisë së Ulët (20%) Qatar Investment Authority (17%) Capital Group Companies (pjesëmarrje 4.097% , 5.6% të drejta vote) |
Numri i punëtorëve | 583,423 (2014)[4] |
Divisions |
|
Subsidiaries | Transport[7] Studio Projektimi Shërbime Financiare
Të tjera
|
Faqja e internetit | volkswagenag |
Volkswagen Group (shqiptimi [ˈfɔlksˌvaːgən gʁuːp], ose Volkswagen Aktiengesellschaft, shqiptimi [ˈfɔlksˌvaːgən ˈʔakt͡si̯əngəˌzɛlʃaft]) dhe degët e saj, është një kompani prodhuese automobilësh shumëkombëshe Gjermane me seli në Wolfsburg, Saksonia e Ulët, Gjermani. Ajo projekton, prodhon dhe shpërndan makina pasagjerësh dhe tregëtare, motorçikleta, motorë, dhe turbo-makineri dhe ofron shërbime të lidhura me financat, huadhënien dhe menaxhimin e flotave. Në vitin 2012, ajo ishte prodhuesi i dytë më i madh i mjeteve motorike në botë, pas Toyota dhe para General Motors.[8] Ka mbajtur pjesën më të madhe të trgut në Europë për më shumë se dy dekada.[9] Që prej vitit 2013, renditeshtë e nënta në listën e Fortune Global 500 të kompanive më të mëdha në botë.[10] Në vitin 2014, arriti një prodhim prej 10.14 millionë mjetesh.[4]
Volkswagen Group shet vetura Audi, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Porsche, SEAT, Škoda dhe Volkswagen; motorçikleta në markën Ducati; dhe mjte tregëtare nën markat MAN, Scania, Neoplan dhe Volkswagen Commercial Vehicles marques.[11] Është e ndarë në dy degë kryesore Dega Automotive dhe Dega e Shërbimeve Financiare, dhe ka si degë 340 kompani.[12] Kompania vepron në rrethy 150 vende dhe ka në punë 100 fabrika në 27 vende. Ka 19.9% të aksioneve tek Suzuki dhe ka bashkëpunim me kompani kineze (FAW-Volkswagen dhe Shanghai Volkswagen).
Volkswagen u themelua në 1937 për të prodhuar makinë e njohur si Beetle. Prodhimi i kompanisë u rrit shpejt në vitet 1950 dhe 1960, dhe në vitin 1965 bleu Auto Union, e cila prodhoi modelet e para paslufte Audi. Volkswagen krijoi një brez të ri makinash me rrotat e para aktive në vitet 1970, duke përfshirë Passat, Polo dhe Golf; kjo e fundit ishte më e shitura. Volkswagen bleu aksionet kontrolluese tek SEAT në vitin 1986, duke e bërë atë markën e parë jo-Gjermane të kompanisë, dhe mori kontrollin e Škoda në 1994, të Bentley, Lamborghini dhe Bugatti në 1998, Scania në 2008 dhe të Ducati, MAN dhe Porsche në 2012. Veprimet e kompanisë në Kinë janë rritur shpejt në dekadën e fundit duke bërë që ky vend të bëhet tregu më i madh i Volkswagen.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1937 deri në 1945
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Volkswagen u themelua në 28 maj 1937 në Berlin me emrin Gesellschaft zur Vorbereitung des Deutschen Volkswagens mbH ("Shoqëria e pregatitjes së makinës së popullit gjerman", e shkurtuar si Gezuvor) nga Fronti Gjerman i Punës Nacional Socialiste.[13][14][15] Qëllimi i kompanisë ishte të prodhonte makinën Volkswagen, në fillim modeli quhej Porsche Type 60, pastaj Volkswagen Type 1, dhe jozyrtarisht quhej Volkswagen Beetle (Breshka).[16] Kjo veturë u projektua nga firma konsultuese e Ferdinand Porsche, dhe kompania mbështetej me suportin e Adolf Hitler.[17] Në 16 shtator 1938, Gezuvor u riemërua Volkswagenwerk GmbH ("Fabrika Volkswagen shpk").[13]
Pak pasi fabrika afër Fallersleben përfundoi, nisi Lufta e Dytë Botërore dhe fabrika filloi të prodhojë makinën ushtarake Kübelwagen (Porsche Tipi 82) dhe makinën ushtarake amfibe Schwimmwagen (Tipi 166), të dy ishin derivatë të krijuar nga Volkswagen. Vetëm një numër i vogël Tip 60 Volkswagen u prodhuan gjatë kësaj periudhe. Fabrika në Fallersleben prodhonte gjithashtu edhe raketën V-1, duke e bërë fabrikën një shënjeshtër kryesore në bombardimet e Aleatëve. Shumica e fuqisë punëtore në fabrikë ishin skllevër, kryesisht nga Europa lindore.
1945 deri në 1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas luftës në Europë, në qershor 1945, Majori Ivan Hirst[16] i Ushtrisë Britanike mori kontrollin e fabrikës së rrënuar nga bombat, dhe rinisi prodhimin, në pritje të shitjes së fabrikës si shpërblim lufte. Gjithësesi, asnjë prodhues britanik i makinave nuk u interesua; "vetura nuk i plotëson kushtet themelore për të qenë një makinë ... është shumë e shëmtuar për blerësin mesatar ... Të ndërtosh atë makinë për qëllime tregëtare do të ishte një ndërmarrje jo-ekonomike".[18] Në 1948, kompanisë Ford Motor Company iu ofrua Volkswagen, por Ernest Breech, një zv.president ekzekutiv i Ford tha se edhe makina edhe fabrika "s'vlenin asnjë kacidhe."[19] Breech më vonë deklaroi se do ta kishte konsideruar shkrirjen e Ford of Germany me Volkswagen, por pas lufte, pronësia e kompanisë ishte në një diskutim aq të madh saqë asnjëri nuk do ishte në gjendje ta blinte. Si pjesë e planeve industriale pë Gjermaninë, shumë pjesë të industrisë Gjermane, përfshirë edhe Volkswageni, do të shkriheshin. Prodhimi i përgjithshëm i makinave Gjermane u vendos në një maksimum në 10% të prodhimit të vitit 1936.[20] Kompania mbijetoi duke prodhuar makina për Ushtrinë Britanike, dhe në vitin 1948, Qeveria Britanike e dorëzoi kompaninë sërish tek Shteti Gjerman, ku do të menaxhohej nga ish shefi i Opel Heinrich Nordhoff.
Prodhimi i Tipit 60 Volkswagen (e riemëriar Tipi 1) filloi ngadalë pas lufte për shkak të nevojës së rindërtimit të fabrikës dhe mungesës së lëndës së parë, por prodhimi u rrit shpejt në vitet 1950 dhe 1960. Kompania filloi të paraqesë modele të reja të bazuara tek Tipi 1, të gjitha me të njëjtin motor bazë me ftohje me ajër, me motor mbrapa, me rrotat e pasme aktive. Këto përfshinë Volkswagen Type 2 në 1950, Volkswagen Karmann Ghia në 1955, Volkswagen Type 3 në 1961, Volkswagen Type 4 në 1968, dhe Volkswagen Type 181 në 1969.
Në vitin 1960, pas futjes në bursë dhe shitjes së një pjese të aksioneve të qeverisë federale, emri i kompanisë u bë Volkswagenwerk Aktiengesellschaft (zakonisht shkurtohej në Volkswagenwerk AG).
Në 1 janar 1965, Volkswagenwerk bleu Auto Union GmbH nga kompania Daimler-Benz. Vartësja e re filloi të proshojë modelet e para të paslufte Audi, seria Audi F103.[21]
Një tjetër prodhues Gjerman, NSU Motorenwerke AG, u shkri me Auto Union në 26 gusht 1969, duke krijuar një kompani të re, Audi NSU Auto Union AG (më vonë u riemërua AUDI AG në vitin 1985).[21]
1970 deri në 2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga fundi i viteve 1970 deri në 1992, akronimi V.A.G përdorej nga Volkswagen AG si morkë për disa aktivitete grupi, si shpërndarja dhe qiradhënja. Përkundër besimit popullor, "V.A.G" nuk kishte një kuptim zyrtar, dhe nuk ishte asnjëherë emri i Volkswagen Group.[22]
Në 30 shtator 1982, Volkswagenwerk bëri hapin e parë të zgjerimit jashtë Gjermanisë duke firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin spanjoll tl makinave SEAT, S.A.[21]
Në mënyrë që të reflektohej diversifikimi në rritje globale i kompanisë shtabi dhe fabrika kryesore (Volkswagenwerk në Wolfsburg), në 4 korrik 1985, kompania ndryshoi sërish emrin – në Volkswagen Aktiengesellschaft (Volkswagen AG).
Në 18 qershor 1986, Volkswagen AG bleu 51% të aksioneve kontrolluese tek SEAT, duke e bërë markën e parë jo-Gjermane të Volkswagen Group. Në 23 dhjetor të po atij viti, u bë aksionerja kryesore e kompanisë spanjolle duke i rritur aksionet në 75%.[21]
Në vitin 1990 – pas blerjes së të gjitha kapitaleve – Volkswagen AG mori pronësinë e plotë të SEAT, duke e bërë kompaninë vartëse në pronësi të plotë, dhe në 28 mars 1991 u bë një tjetër hap në zgjerimin e aktiviteteve të grupit duke firmosur një partnerite bashkëpunimi me Škoda automobilová a.s. e Çekosllovakisë, bashkë me blerjen e 30% të aksioneve,[21] duke e rritur më vonë në 19 dhjetor 1994 në 60.3% dhe vitin e ardhshëm, në 11 dhjetor 1995, në 70% të aksioneve.[23]
Tre marka prestigjoze makinash iu shtuan portofolit të Volkswagen në 1998: Bentley, Lamborghini dhe Bugatti.[21]
2000 deri sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 30 maj 2000, Volkswagen AG, pasi i rriti gradualisht aksionet kapitale, e bëri Škoda Auto një vartëse me pronësi të plotë.[21]
Nga viti 2002 deri në 2007, dega automotive e Volkswagen Group u ristrukturua në mënyrë që dy grupe markash me profile të diferencuara të krijoheshin,[24] Grupi i Markës Audi e fokusuar në vlera më sportive – ku konsistonte me Audi, SEAT dhe Lamborghini – dhe Grupi i Markës Volkswagen në fushën e vlerave klasike – ku konsistonte me Volkswagen, Skoda, Bentley dhe Bugatti[25][26] – ku makinat e çdo grupi marke ishin nën përgjegjësinë dhe kontrollin e Audi dhe Volkswagen.
Volkswagen Group deklaroi në 24 tetor 2009 se kishte bërë një ofertë për të blerë partnerin afatgjatë dhe prodhuesin Gjerman të automobilëve Wilhelm Karmann GmbH për ta mbrojtur nga falimenti.[27] Në nëntor 2009, Bordi Supervizor i Volkswagen AG aprovoi blerjen e aseteve tëKarmann, dhe planifikimi për të rinisur prodhimin e makinave në fabrikën në Osnabrück në 2012.[28]
Në dhjetor 2009, Volkswagen AG bleu 49.9% të aksioneve të Dr. Ing. h.c. F. Porsche AG (e njohur thjesht si Porsche AG) në hapin e parë drejt 'grupit të integruar automotiv' me Porsche.[29][30][31] Shkrirja mes Volkswagen AG dhe Porsche SE u planifikua të ndodhte gjatë vitit 2011. Në 8 shtator 2011, u njoftua se shkrirja e planifikuar 'nuk mund të implementohet brenda afatit kohor të planifikuar në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse.[32][33] Në 4 korrik 2012 Volkswagen group njoftoi se do të përbyllte blerjen e pjesës tjetër të aksioneve të Porsche për 4.46 miliardë euro në 1 gusht 2012 për të shmangur taksa që shkonin deri në 1.5 miliardë euros, të cilat duhet të paguheshin nëse blerja do të bëhej pas 31 korrikut 2014.[34] Volkswagen AG purchased the remaining stake in Porsche AG equaling 100% of the shares in Porsche Zwischenholding GmbH, effectively becoming its parent company as of 1 August 2012.[35]
Volkswagen AG bleu 19.9% të aksioneve të Suzuki Motor Corporation në 15 janar 2010.[36][37] Suzuki i investoi pjesë të parave të marra nga Volkswagen në 1.49% përqind të aksioneve të Volkswagen.[38] Në 2011, Suzuki procedoi një çështje kundër Volkswagenit në gjykatën e arbitrazhit në Londër për rikthimin e 19.9% të aksioneve.[39]
Në 25 maj 2010, u njoftua se Volkswagen Group, nëpërmjet degës së saj Lamborghini Holding S.p.A., bleu 90.1% të aksioneve të shtëpisë projektuese Italiane Italdesign Giugiaro.[40] Në më pak se tremuaj, transaksioni përfundoi duke e bërë firmën italiane pjesë të Volkswagen Group.[41]
Në 3 gusht 2015, Nokia njoftoi se kishte arritur një marrëveshje për të shitur degën e saj Here të specializuar në harta dixhitale tek konsorciumi i prodhuesve gjermanë të veturave—BMW, Daimler AG, dhe Volkswagen Group, për €2.8 miliardë.[42] Kjo u pa si tregues që këta prodhues ishin të interesuara në makinat e automatizuara.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me rrënjë në Europë, Volkswagen Group vepron në 153 vende.[43] Volkswagen është marka origjinale e grupit, dhe degët e saj kryesore përfshijnë marka si Audi, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Porsche, SEAT, dhe Škoda. Volkswagen AG gjithashtu prodhon edhe mjete tregëtare, si Volkswagen Commercial Vehicles, bashkë me zotërimin e aksioneve në prodhuesit e kamionëve, autobuzëve dhe motorëve diesel Scania AB dhe MAN SE.[44]
Degët dhe markat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Volkswagen Group përbëhet nga 12 prodhues kryesorë të makinave dhe markat e tyre korresponduese:
- AUDI AG, Audi Group, dhe marka Audi: ~99.55% pronësi;[7] marka Audi është marka e vetme pasardhëse e Auto Union, e blerë nga Daimler-Benz në 30 dhjetor 1964. quattro GmbH është dega kryesore e performancës së lartë inxhinierike dhe prodhuese e Audit.[7]
- Automobili Lamborghini S.p.A., dhe marka Lamborghini: 100% pronësi.[7] AUDI AG bleu Lamborghini S.p.A. në shtator 1998.[45]
- Bentley Motors Ltd dhe marka Bentley: 100% pronësi.[7] Volkswagen bleu Rolls-Royce dhe Bentley nga Vickers në 28 korrik 1998,[45] gjithësesi blerja nuk përfshinte lejen për të përdorur markën Rolls-Royce për makinat, e cila kontrollohet nga Rolls-Royce Plc.[46] BMW e tejkaloi Volkswagenin, duke ia arritur që të merte të drejtën e përdorimit të markës Rolls-Royce për makinat. Nga korriku 1998 deri në dhjetor 2002, Volkswagen vazhdoi të furnizonte motorë për Rolls-Royce Silver Seraph dhe degën e Bentley që shiste makina nën markën e Bentley dhe Rolls-Royce së bashku, me marrëveshje me BMW.
- Bugatti Automobiles S.A.S., dhe marka Bugatti: 100% ronësi.[7] Bugatti Automobiles S.A.S. është degë plotësisht e zotëruar nga Groupe VOLKSWAGEN France s.a.[47] Volkswagen e bleu Bugatti International S.A. Holding në korrik 1998.[45]
- Dr. Ing. h.c. F. Porsche AG, dhe marka Porsche: Volkswagen AG bleu 49.9% të aksioneve tek Porsche Zwischenholding GmbH (kompania e Porsche AG) në dhjetor 2009.[48] Volkswagen AG bleu aksionet e mbetura tek Porsche AG duke e zotëruar 100% Porsche Zwischenholding GmbH, duke u bërë kompania e saj mëmë në 1 gusht 2012.[35]
- Ducati Motor Holding S.p.A. 100% në pronësi të Automobili Lamborghini S.p.A.;[7] kompani e blerë në 19 korrik 2012.
- MAN SE, dhe marka MAN marque (aksioner kontrollues)[7] Bleu aksionet kontrolluese në korrik 2011, duke e bërë MAN markën e 10-të të Volkswagen Group. 75.03% pronësi që prej 6 qershorit 2012.
- Scania AB dhe marka Scania: Bleu aksionet kontrolluese në korrik 2008, duke e bërë Scania markën e 9-të të Volkswagen Group. 100% pronësi që prej 15 janarit 2015.[49]
- SEAT, S.A. dhe marka SEAT: 100% pronësi;[7] në fillim në 1982 me marrëveshje bashkëpunimi me AUDI AG; 51% dhe 75% pronësi në 1986, dhe pronësi e plotë në 1990.[21]
- Škoda automobilová a.s., Škoda Auto, dhe marka Škoda: 100% pronësi.[7] në fillim në 1991 një marrëveshje bahkëpunimi dhe 30% pronësi;[21] 60.3% dhe 70% pronësi në 1994 dhe 1995 respektivisht, 100% pronësi që prej 2000[23]
- Suzuki Motor Corporation: Volkswagen AG bleu 19.9% të Suzuki Motor Corporation në 15 janar 2010, Volkswagen AG aksioneri më i madhe tek Suzuki.[50]
- Volkswagen Commercial Vehicles (VWCV), ose gjermanisht: Volkswagen Nutzfahrzeuge (VWN): 100% pronësi;[7] i filloi veprimet si e pavarur në 1995. VWCV/VWN ka zhvillimin e çdo mjeti tregëtar brenda grupit Group, dhe ka kontroll mbi Scania AB dhe MAN SE.
- Volkswagen Passenger Cars, dhe marka Volkswagen: marka themeluese e kompanisë, 100% pronësi.[7]
Grupi ka gjithashtu në pronësi pesë marka të mbyllura të cilat menaxhohen nëpërmjet kompanive Auto Union GmbH dhe NSU GmbH, të dyja 100% në pronësi të AUDI AG:
- Auto Union (kompania Auto Union, bashkë me NSU Motorenwerke AG (NSU), u shkrinë dhe krijuan "Audi NSU Auto-Union AG" në 1969. Emri u shkurtua në "AUDI AG" në 1985, stema e katër rrathëve të bashkuar nga Auto Union është ende në përdorim nga AUDI AG).
- Dampf-Kraft-Wagen (DKW)
- Horch
- NSU Motorenwerke AG (NSU) – blerë në 1969 nga Volkswagen AG, dhe u shkri në "Audi NSU Auto-Union AG"; marka NSU nuk është përdorur që prej 1977, ndërkohë që fabrika e vjetër e NSU në Neckarsulm përdoret ende për montimin e makinave Audi.
- Wanderer
Çështjet e korporatës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pronësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën Ligjin e Volkswagenit, asnjë aksioner tek Volkswagen AG nuk mund të ketë më shumë se 20 të drejtë vote në kompani, pavarësisht nivelit të tyre të aksioneve.[51] This law was supposed to protect Volkswagen Group from takeovers.[52] Në tetor 2005, Porsche bleu 18.53 përqind aksione, dhe në korrik 2006, Porsche e rriti pronësinë në më shumë se 25 përqind.[53]
Në 26 mars 2007, pasi Bashkimi Europian votoi kundër Ligjit të Volkswagen, Porsche i rriti aksionet në 30.9 përqind, duke shkaktuar një marrje përsipër të biznesit sipas ligjit Gjerman. Familja Porsche njoftoi formalisht në një konferencë për shtyp se nuk kishte për qëllim të kontrollojë Volkswagen Group, duke e vendosur çmimin e tyre të ofertës në vlerën më të vogël që lejonte ligji, por kishte si qëllim të shmangte që një konkurent të merrte një pjesë të madhe të aksioneve, ose të ndalontë fondet spekuluese që të shpërbënin Volkswagen Group, i cili është partneri kryesor i Porsche.[54] Në 3 mars 2008, Porsche njoftoi se kishte vendosur të rriste aksionet tek Volkswagen AG deri në 51 përqind, deri në fund të vitit. Kjo u njoftua disa orë pasi VWAG deklaroi se do të merrte shumicën e aksioneve tek prodhuesi suedez i kamionëve dhe motorëve Scania.[55] Në 16 shtator 2008, Porsche njoftoi se kishte arritur në 35 perqind.[56] Nga tetori 2008, Porsche kishte 42.6 perqind të Volkswagen AG dhe kishte mundësi të blinte edhe 31.5 perqind të tjera. Në 28 tetor 2008, Porsche njoftoi se efektivisht ata kishin 74 perqind; 42.6 përqin aksione aktuale, dhe të tjerat si të këmbyeshme. U njoftua se në 7 janar 2009 Porsche zotëronte 50.76 përqind të Volkswagen AG.[57]
Që prej 31 dhjetorit 2011, pronësia e aksioneve të Volkswagen AG ndahet si më poshtë:[58]
|
|
Drejtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koha | Personi |
---|---|
1937 deri 1945 | Bodo Lafferentz, Ferdinand Porsche, Jakob Werlin[59] |
qershor 1945 deri në dhjetor 1947 | Ivan Hirst (Ushtria Britanike)[16] |
1 janar 1948 në prill 1967 | Heinrich Nordhoff[60] |
1 maj 1968 deri në shtator 1971 | Kurt Lotz[60] |
1 tetor 1971 deri në shkurt 1975 | Rudolf Leiding[60] |
10 shkurt 1975 deri në dhjetor 1980 | Toni Schmücker[60] |
1 janar 1982 deri në dhjetor 1992 | Carl Hahn[60] |
1 janar 1993 deri në 16 prill 2002 | Ferdinand K. Piëch[60] |
16 prill 2002 deri në 31 dhjetor 2006 | Bernd Pischetsrieder[60] |
1 janar 2007 deri sot | Martin Winterkorn[60] |
Sponsorizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Volkswagen është e përfshirë shumë në marketingun sportiv, me investime që përfshinin Lojërat Olimpike Verore 2008, Lojërat Olimpike Dimërore 2014,[61][62] poa shtu edhe Akademinë David Beckham. Volkswagen AG zotëron plotësisht ekipin e futbollit të Bundesligës VfL Wolfsburg;[63] kompania është sponsori i fanellës së klubit të futbollit të MLS D.C. United, ekipin Irlandez të Premier Division Sligo Rovers dhe ekipin Meksikan të Liga MX Puebla F.C..
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.finanzen.net/nachricht/aktien/DGAP-Ad-hoc-Volkswagen-AG-Vz-VW-AG-4306791
- ^ http://www.spiegel.de/wirtschaft/unternehmen/volkswagen-ferdinand-piech-und-ehefrau-legen-aufsichtsratsmandate-nieder-a-1030667.html
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 12 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c d e f g h "First goal of Strategy 2018 achieved: Volkswagen Group delivers over ten million vehicles for first time". Volkswagen. 12 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2015. Marrë më 12 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "FY14" defined multiple times with different content - ^ a b Volkswagen AG 2012, f. 110.
- ^ "Holding Structure - Company - HOME - Porsche Automobil Holding SE". Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2016. Marrë më 9 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l Volkswagen AG 2012, ff. U60–U73.
- ^ "World Ranking of Manufacturers: Year 2012" (PDF). World Motor Vehicle Production: OICA Correspondents Survey. Organisation Internationale des Constructeurs d'Automobiles. 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "NEW PASSENGER CAR REGISTRATIONS BY MANUFACTURER EUROPEAN UNION (EU)". ACEA. 16 janar 2013. Arkivuar nga origjinali (XLS) më 3 shkurt 2013. Marrë më 15 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen". Fortune Global 500. 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Volkswagen AG 2009, f. 106.
- ^ Volkswagen AG 2009.
- ^ a b Volkswagen AG 2008a, f. 1.
- ^ "Seventy-Five Years Ago: Porsche Receives the Order to Construct the Volkswagen". porsche.com. Porsche AG. 16 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2010. Marrë më 22 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sloniger, Jerry (1980). The VW Story. Patrick Stephens. ISBN 0-85059-441-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Volkswagen Makes Automotive History". volkswagen.vn. VOLKSWAGEN AG. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 12 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nelson, Walter (1967). Small Wonder. Little, Brown & Company. fq. 333.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Obituaries – Ivan Hirst". The Guardian. London. 18 mars 2000. Marrë më 3 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ford: The Times, the Man, the Company by Allan Nevins and Frank Ernest Nevins 1954
- ^ "Harry S. Truman – Library & Museum – Draft, The President's Economic Mission to Germany and Austria, Report 3, March, 1947; OF 950B: Economic Mission as to Food...; Truman Papers". Trumanlibrary.org. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2011. Marrë më 3 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i Manfred Grieger, Ulrike Gutzmann, Dirk Schlinkert, red. (2008). Volkswagen Chronicle (PDF). Historical Notes. Vëll. 7. Volkswagen AG. ISBN 978-3-935112-11-6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 2015-05-31.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja) - ^ Schmitt, Bertel (16 maj 2009). "VW/Porsche: Auto Union? What the NSFW?". TheTruthAboutCars.com. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Skoda Auto ownership chroniclePDF
- ^ Volkswagen's branding plan takes shape [lidhje e vdekur]
- ^ "Volkswagen Group – Business lines and markets". Volkswagen AG. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen Group – Brands and business fields". Volkswagen AG. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen May Take Over Carmaker Karmann, Spiegel Reports", Bloomberg, 24 October 2009.
- ^ "Volkswagen Supervisory Board lays foundation for car manufacture at Karmann site in Osnabrück". VolkswagenAG.com. Volkswagen AG. 20 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 21 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Volkswagen AG (13 gusht 2009). "Volkswagen Supervisory Board approves Comprehensive Agreement for an Integrated Automotive Group with Porsche". Press release. Archived from the original on 20 korrik 2011. https://web.archive.org/web/20110720053631/http://www.volkswagenag.com/vwag/vwcorp/info_center/en/news/2009/08/Volkswagen_Aufsichtsrat_stimmt_Grundlagenvereinbarung_fuer.html. Retrieved 22 nëntor 2009.
- ^ "Volkswagen takes 49.9 percent stake in Porsche AG". Autoblog.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen takes 49.9 percent stake in Porsche AG". VolkswagenAG.com. Volkswagen AG. 7 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Porsche loses investment appeal as VW merger skids AG". Reuters. Reuters. 9 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 12 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Merger of Volkswagen Aktiengesellschaft and Porsche Automobil Holding SE no longer expected within the time frame laid down in the Comprehensive Agreement". Volkswagen AG. 8 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2012. Marrë më 12 shtator 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen aims to wrap up Porsche purchase on Aug 1". 4 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Volkswagen completes purchase of Porsche". detroitnews.com. 1 gusht 2012. Marrë më 8 janar 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Volkswagen completes Suzuki tieup". The Japan Times. 15 janar 2010. Marrë më 16 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen and Suzuki agreed to establish a comprehensive partnership". VolkswagenAG.com. Volkswagen AG. 9 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2010. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Suzuki Seeks 'Divorce' From Volkswagen as Their 20-Month Alliance Crumbles. Bloomberg. Retrieved on 2013-07-16.
- ^ VW Expects Suzuki Decision Mid-2013 at Earliest - WSJ.com Arkivuar 6 mars 2014 tek Wayback Machine. Online.wsj.com (2013-03-14). Retrieved on 2013-07-16.
- ^ "Volkswagen Group takes majority shareholding in Italdesign Giugiaro". volkswagenag.com. Volkswagen AG. 25 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2011. Marrë më 12 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volkswagen Group completes acquisition of majority shareholding in Italdesign Giugiaro". Volkswagen AG. 9 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2011. Marrë më 3 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nokia sells Here maps business to carmakers Audi, BMW and Daimler". CNET. CBS Interactive. Marrë më 3 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Taylor III, Alex (23 korrik 2012). "Das Auto Giant". Fortune. 166 (2): 150–155. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 28 korrik 2012.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Taylor, Edward (4 korrik 2011). "UPDATE 3-VW says secures majority stake in truckmaker MAN". REUTERS. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 12 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Volkswagen AG 2012a, f. 68.
- ^ "BMW 'Rolls' out ultimatum". 8 maj 1998. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2012. Marrë më 10 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Volkswagen AG 2012a, f. 19.
- ^ "Porsche SE – Holding Structure". Porsche. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2016. Marrë më 11 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ VWAG2009, volkswagenag (2009). VW-suzuki acquisition (PDF). volkswagen. fq. 117. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 tetor 2013. Marrë më 12 shtator 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Top EU court finds against VW law". BBC News. BBC. 13 shkurt 2007. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "VW Law is a write-off". Management Today. 23 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2008. Marrë më 27 dhjetor 2009.
State of Lower Saxony, VW's second biggest shareholder, whose premier Christian Wulff sits on the board
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Landler, Mark (7 nëntor 2006). "Porsche cites need for changes at Volkswagen". International Herald Tribune / nytimes.com. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Porsche triggers a VW takeover bid". BBC News. BBC. 26 mars 2007. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Porsche to head €150bn empire". Financial Times / FT.com. The Financial Times Ltd. 4 mars 2008. Marrë më 15 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [1][lidhje e vdekur]
- ^ "Porsche admits it's not invincible, posts 14% sales decline". Autoblog.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chronik/Rückblick mit scheinbaren Analogien und ohne Anspruch auf Vollständigkeit. Retrieved 22 October 2009.
- ^ a b c d e f g h "Historical Notes 7: Volkswagen Chronicle – Becoming a Global Player". 2008. Marrë më 20 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Beijing 2008 (11 tetor 2008). "Ozone layer protection: Olympic sponsors in action". Press release. Archived from the original on 24 shtator 2012. https://web.archive.org/web/20120924135558/http://en.beijing2008.cn/03/84/article212048403.shtml. Retrieved 25 mars 2010.
- ^ "VW to sponsor Sochi 2014 Olympics". BBC News. 18 shtator 2009. Marrë më 25 mars 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ van Loon, Jeremy (22 korrik 2005). "Wolfsburg, `Special' City, Reels as Volkswagen Flounders". Bloomberg. Marrë më 25 mars 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)