Jump to content

Gonadostimulinat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hormonet gonadotrope (gonadostimulinat) emërtohen kështu, sepse e stimulonë funksionin e gonadave- gjëndrave seksule mashkullore dhe femërore (faroret dhe vezoret) në të cilat krijohen qelizat seksuale- spermatozoidet dhe qeliza vezë. Herët është ditur se pas heqjes së hipofizës te njeriu nuk zhvillohen më tutje organet seksuale, ndërsa te shtazët e rritura degjenerohen.

Ekzistojnë dy gonadostimulina:

  • gonadostimulinat A (hormoni folokulostimulues- HFS);
  • gonadostimulina B (hormoni luteostimulues- HLS).

Gonadostimulina A stimulon zhvillimin e folikulave të Graf-it dhe sekretimin e estrogjeneve te femrat, kurse te meshkujt stimulon zhvillimni e kanaleve spermatike dhe pjekurinë e spermatozoideve (qelizat seksuale mashkullore).

Gonadostimulina B stimulon zhvillimin e trupit të verdhë në vezore dhe sekretimin e hormonit progesteron te femrat, kurse te meshkujt stimulon sekretimin e testosteronit (hormonit seksual mashkullore).

Sekretimi i tepërt i këture hormoneve te fëmijët shkakton pubëertet të hershëm si dhe zhvillim të veçorive sekondare seksuale (dalja e qimeve, ndryshimi i zërit etj.). Sasi më e vogël e këtyre hormoneve zakonisht është te femrat e rritura. Në këtë rast çrrehullohet cilki menstrual, bien flokët, qimet dhe shfawen çrregullime të tjera.