Gabimet në matje
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Gabimet ne matje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përformanca e instrumentit varet nga karakteristikat e tij statike dhe dinamike. Performanca përcaktohet me saktësinë e tij,që e përshkruan se sa I afrohet vlera e matur vlerës reale te variables. Instrumenti perfekt ose ideal duhet ti ketë perfektë : ndjeshmërinë,përseritshmërin pa shpërndarje të vlerave dhe duhet të jetë brenda standardeve të aplikueshme. Megjithatë në shumicën e matjeve do të kemi pasaktësi në rezultate si rezultat I faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Devijimi nga perfeksioni I pritu quhet GABIM. Në sistemin instrumental gabimet mund të klasifikohen si:
- Gabime sistematike,
- Gabime të rastit dhe
- Gabime të mëdha.
Gabimi absolute—Ne formën me të thjeshtë ,gabimi I matjes mund të jepet me:
Δ X= Xm - Xs
Δ X—gabimi absolut, Xm—vlera e matur, Xs—vlera e saktë (korrekte).
Gabimi relativ-- Llogaritet me ketë formulë:
G = Δ X / Xs
Gabimi I shkalles së plotë :
Gn= Δ Xmax / Xn
Δ Xmax--- është vlera maksimale e gabimit absolute në shkallën e plotë Xn për të cilen definohet klasa e saktësisë së instrumentit.
Gabimet sistematike –janë gabime instrumentale(te brendshme te instrumentit) dhe të ambientit (temperatura dhe lagështia).
Gabimet e rastit—shfaqen për shkak të rrumbullakimit të vlerave .zhurmave, interferencës ndikimit te ambientit etj. Numri I shifrave që duhet të shënohen në rezultatin e majtës –Me shifra ose decimale të konsiderueshme nënkuptojmë shifrat e veçanta në një numër. Quhen të konsiderueshme vetëm ato shifra apo decimale që janë rezultat i matjes aktuale. Ne instrumentet analoge gjatë leximit shfaqet edhe gabimi I paralaskës. Ky gabim ulet me vendosjen e pasqyrës në shkallë ku gjatë leximit treguesi duhet ta mbulon pasqyrimin e tij në pasqyrë.
Gabimi ne perqindje=(G.absolut/vleren e matur)x100
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Matja e rrymes dhe tensionit
- Matja e fuqise dhe energjise
- Sensorët dhe termoçiftet
- Matja e rezistences
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prof.Dr.Ali V.Gashi, Matjet elektrike, Fakulteti i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Prishtinë 2011
- Prof.Jusuf H.Gacaferri, Matjet elektrike 1, Fakulteti teknik