Enis Bardhi
Bardhi duke luajtur për Maqedonin në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Enis Bardhi[1] | ||
Datëlindja | 2 korrik 1995 (29 vjeç) | ||
Vendlindja | Shkup, Maqedoni | ||
Gjatësia | 1.72 m (5 ft 8 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Trabzonspor | ||
Numri | 29 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Shkupi | |||
2013 | Brøndby | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2013–2014 | Prespa Birlik | 10 | (5) |
2014–2017 | Újpest | 79 | (20) |
2017–2022 | Levante | 148 | (23) |
2022– | Trabzonspor | 20 | (4) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2012–2013 | Maqedonia U17 | 1 | (0) |
2013–2014 | Maqedonia U19 | 4 | (0) |
2014–2017 | Maqedonia U21 | 14 | (4) |
2015– | Maqedonia e Veriut | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Enis Bardhi (maqedonisht: Енис Барди; i lindur 2 korrik 1995) është një futbollist profesionist i cili luan si mesfushor sulmues për klubin turk Trabzonspor dhe kombëtaren e Maqedonisë së Veriut .
Karriera në klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Shkup nga prindër shqiptarë, Bardhi e filloi karrierën e tij të hershme në KF Skupi . Ai më vonë iu bashkua sistemit të të rinjve të Brøndby IF në 2013. Në nëntor të atij viti, megjithatë, ai ra dakord për një marrëveshje profesionale njëvjeçare me klubin Suedez të Divizionit 2 të Futbollit, FSK Prespa Birlik. [2] Ai luajti në dhjetë ndeshje dhe shënoi pesë gola për klubin gjatë periudhës së tij, duke i ndihmuar ekipit nga rënia në një ligë më posht.[3]
Újpest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht të vitit 2014, Bardhi u zhvendos në klubin e ligës hungareze Nemzeti Bajnokság I, Újpest FC në provë,[4] dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në fund të muajit.[5] Ai e bëri debutimin e tij për klubin më 14 shtator, duke u inkuadruar në lojë kur ekipi ishte duke humbur 2-0 në ndeshjen kundër Videoton FC.
Bardhi shënoi golin e tij të parë për Úpjest më 24 tetor të vitit 2014, duke shënuar golin e dytë të ekipit të tij në fitoren 3-2 në shtëpi, fitore kundër Nyíregyháza Spartacus FC. Ai u bë çelësi kryesor i ekipit gjatë sezonit 2016–17, duke shënuar 12 gola dhe duke qenë golashënuesi më i mirë i klubit; ai gjithashtu shënoi edhe një dygolësh në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Gyirmót SE më 13 gusht 2016.
Levante
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 korrik 2017, Bardhi ra dakord për një marrëveshje tre-vjeçare me ekipin e La Liga-s, Levante UD.[6] Ai e bëri debutimin e tij në La Liga më 21 gusht, duke qenë në njëmbëdhjetshen fillestare në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Villarreal CF.[7]
Më 26 gusht 2017 Bardhi shënoi golin e tij të parë, duke shënuar golin e parë të ekipit nga goditja e dënimit në barazimin 2-2 në shtëpi kundër Deportivo de La Coruña.[8]
Trabzonspor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 gusht 2022, Bardhi u transferua te klubi turk i Süper Ligës, Trabzonspori . [9]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bardhi lindi në Maqedoni në një familje Shqiptare dhe kështu kishte të drejtë të përfaqësonte Maqedoninë, Shqipërinë ose Kosovën . Bardhi dëshironte të përfaqësonte Shqipërinë, duke u shprehur se “ nuk besoj se ka një shqiptar të lindur në Shkup, me familje shqiptare, që nuk do të dëshironte të luante për Shqipërinë ”. [10] Redi Jupi, i cili u emërua si menaxher skauting në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk iu afrua asnjëherë Bardhit dhe as nuk iu përgjigj agjentëve të Bardhit. Me interesimin e vërtetë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe Bardhin që e sheh si joprofesionale trajtimin dhe reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj situatës, ai pranoi thirrjen për Maqedoninë. [10]
Megjithatë, përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Jetmir Salihu, e hodhi poshtë pretendimin e Bardhit, duke shpalosur të gjitha mesazhet mes tij dhe lojtarit, duke treguar se Bardhi nuk ishte asnjëherë i interesuar të luante për Shqipërinë në radhë të parë. [11] Ai akuzoi gjithashtu lojtarin se po tenton të dëmtojë imazhin e shoqatës me qëllim që të shihet si një hero për shqiptarët, duke thënë: “ Që nga viti 2010 kam pasur qindra raste të tilla, futbollistë që kanë refuzuar kombëtaren dhe në në fund dolën me deklarata të tilla sepse duan të bëjnë fajtore FSHF-në që të fitojnë simpatinë e shqiptarëve. ” [11]
Bardhi përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në nivelet U-17, U-19 dhe U-21 përpara se të bënte debutimin e tij ndërkombëtar më 27 mars 2015, duke hyrë si zëvendësues në pjesën e parë me futbollistin Artim Položanin në një humbje 2–1 në kualifikueset e UEFA Euro 2016 në shtëpi, kundër Bjellorusisë.[12]
Bardhi ishte pjesë e skuadrës së Maqedonisë së Veriut për UEFA Euro 2020, duke filluar në të tre ndeshjet e tyre në fazën e grupeve. [13]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 23 Mars 2023[14]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Nacionalr | Kupa e Ligës | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Division | Ndeshjet | Golat | Ndeshjet | Golat | Ndeshjet | Golat | Ndeshjet | Golat | ||
Prespa Birlik | 2014 | Divizioni i dytë Suedez | 10 | 5 | — | — | 10 | 5 | ||
Újpest | 2014–15 | NB I | 21 | 2 | 6 | 0 | 3 | 0 | 30 | 2 |
2015–16 | 29 | 6 | 5 | 1 | — | 34 | 7 | |||
2016–17 | 29 | 12 | 4 | 1 | — | 33 | 13 | |||
Gjithsej | 79 | 20 | 15 | 2 | 3 | 0 | 97 | 22 | ||
Levante | 2017–18 | La Liga | 26 | 9 | 4 | 0 | — | 30 | 9 | |
2018–19 | 36 | 3 | 2 | 0 | — | 38 | 3 | |||
2019–20 | 30 | 7 | 2 | 0 | — | 32 | 7 | |||
2020–21 | 26 | 1 | 4 | 1 | — | 30 | 2 | |||
2021–22 | 30 | 3 | 2 | 0 | — | 32 | 3 | |||
Gjithsej | 148 | 23 | 14 | 1 | — | 162 | 24 | |||
Gjithsej karriera | 237 | 48 | 29 | 3 | 3 | 0 | 269 | 51 |
Ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 23 Mars 2023[15]
Skuadra kombëtare | Viti | Ndeshjet | Golat |
---|---|---|---|
Maqedonia e Veriut | 2015 | 4 | 0 |
2016 | 2 | 0 | |
2017 | 5 | 1 | |
2018 | 8 | 2 | |
2019 | 8 | 2 | |
2020 | 4 | 0 | |
2021 | 11 | 4 | |
2022 | 10 | 4 | |
2023 | 1 | 0 | |
Total | 53 | 13 |
- Rezultatet renditin së pari numrin e golave të Maqedonisë së Veriut, kolona e rezultateve tregon rezultatin pas çdo goli të Bardhit.[15]
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Shënimi | Resultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 9 Tetor 2017 | Blagoj Istatov, Strumicë, Maqedoni | Lihtenshtajni | 3–0 | 4–0 | Kualifikimi i Kupës së Botës FIFA 2018 |
2 | 16 Nëntor 2018 | Stadioni Rheinpark, Vaduz, Litenshtajn | 1–0 | 2–0 | UEFA Liga e Kombeve 2018–19 Liga D | |
3 | 19 Nëntor 2018 | Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni | Gjibraltari | 1–0 | 4–0 | |
4 | 25 Mars 2019 | Stadiumi Stožice, Ljubljana, Slovenia | Sllovenia | 1–1 | 1–1 | Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020 |
5 | 9 Shtator 2019 | Stadiumi Daugava, Riga, Latvi | Letonia | 2–0 | 2–0 | |
6 | 28 Mars 2021 | Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni | Lihtenshtajni | 1–0 | 5–0 | Kualifikimi i Kupës së Botës FIFA 2022 |
7 | 11 Nëntor 2021 | Stadiumi Republikan Vazgen Sargsyan, Yerevan, Armeni | Armenia | 2–0 | 5–0 | |
8 | 3–0 | |||||
9 | 5–0 | |||||
10 | 5 Qershor 2022 | Stadiumi Victoria, Gjibraltar | Gjibraltari | 1–0 | 2–0 | 2022–23 UEFA Liga e Kombeve C |
11 | 12 Qershor 2022 | Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni | 1–0 | 4–0 | ||
12 | 17 Nëntor 2022 | Finlanda | 1–1 | 1–1 | Miqësore | |
13 | 20 Nëntor 2022 | Azerbajxhani | 1–0 | 1–3 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Acta del Partido celebrado el 18 de mayo de 2019, en Valencia" [Procesverbali i ndeshjes së zhvilluar më 18 maj 2019, në Valencia] (në spanjisht). Royal Spanish Football Federation. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2021. Marrë më 16 qershor 2019.
- ^ "Ekskluzive: Bardhi prej sot te KSF Prespa në Suedi". PortAlb. 15 nëntor 2013. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ "Grattis Enis!" [Faleminderit Enis!] (në suedisht). KSF Prespa. 17 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ "Leigazoljuk Enis Bardhi-t" [Enis Bardhi në provë] (në hungarisht). Újpest FC. 29 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ "Ekskluzive: Enis Bardhi te Ujpesti i Hungarisë". PortAlb. 30 gusht 2014. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ "Bardhi se compromete con el Levante UD por las próximas tres temporadas" [Bardhi firmos me Levante UD për tre sezonet e rradhës] (në Spanjollisht). Levante UD. 17 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "La Liga echaba de menos a Morales" [La Liga i mungonte Moralesi] (në anglisht). Marca. 21 gusht 2017. Marrë më 21 gusht 2017.
- ^ "El Levante rescata un punto con polémica" [Levante shpëton një pikë me polemika] (në Spanjollisht). Marca. 26 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Levante UD and Trabzonspor reach an agreement for the transfer of Bardhi" (në anglisht). Levante UD. 12 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
- ^ a b "E vërteta e talentit Enis Bardhi: Desha të luaja për Shqipërinë, shkova te Maqedonia prej Redi Jupit". Panorama Sport. 18 shtator 2017.
- ^ a b "Përfaqësuesi i FSHF publikon mesazhet e Enis Bardhit: Pretendove të dalësh hero, dole palaço (FOTO)". Panorama Sport. 18 shtator 2017. Marrë më 28 maj 2018.
- ^ "Belarus get the better of FYR Macedonia" [Bjellorusia ka nxjerur më të mirën nga IRJ e Maqedonisë] (në anglisht). UEFA.com. 27 mars 2015. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ UEFA.com. "History". UEFA.com (në anglisht). Marrë më 2022-05-26.
- ^ Enis Bardhi në Soccerway. Marrë më 16 August 2017.
- ^ a b 58736
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- HLSZ
- Enis Bardhi – Rekordi në kompedicionet e UEFA-s
- Enis Bardhi te Soccerway