Jump to content

Elementi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elementi është pjesë përbërëse e një bashkësie e cila përmbanë pjesë të tjera të cilat kanë një ose më shumë veti, tipare të njejta. Ky term përdoret në disa lëmi e me disa kuptime si: pjesë formuese, mekanizëm, njohuri, tipar, personë apo veti[1].

Lëmi të specializuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Element mund të quhet: secila nga pjesët që formojnë një të tërë; pjesë përbërse e një mekanizmi e një aparat etj.[1]

Element mund të quhet:Secila nga katër pjesët përbërse të natyrës (zjarri, uji, ajri, toka) që sipas filozofëve amaterialistë të Greqisë së lashtë janë baza e të gjitha sendeve e dukurive të gjithësisë.[1]

Lëndët e thjeshta që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element mund të quhet: secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri më tani, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërse me metoda të zakonshme kimike.[1]

Element mund të quhet:Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët elektrike duke shfrytëzuar energjin kimike.[1]

Element mund të quhet:Njohuritë e para e fillestare të një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj., njohurit themelore të një shkence.[1]

Element mund të quhet: tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje; anë e veçant e diçkaje.[1]

Element mund të quhet: njeri, person; përfaqsues i një shtrese a i një klase të caktuar të shoqërisë.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b c d e f g h Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.