Edward Snowden
Edward Joseph Snowden (i lindur më 21 qershor 1983) është një ish-kontraktor teknik amerikan, i cili punonte për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).[1] Snowden në qershor 2013[2] zbuloi në media materiale sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.
Publikimet rreth programeve Prism dhe Tempora
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Guardian botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden në qershor 2013 duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të individëve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programin PRISM dhe Tempora. Snowden tha se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje "për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij".[3]
Akuzat nga prokurora Amerikane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 qershor 2013, prokurorët federalë amerikanë paraqitën një dosje, te bërë publike më 21 qershor, e cila akuzon Snowden për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes, dhe komunikimit me paramendim të materialeve të shërbimit sekret; dy akuzat e fundit janë bazuar në aktin anti-spiunazh të ShBA.[4]
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacionet e shpërndara nga Snowden konsiderohen si më seriozet dhe të rëndësishmet në historinë e NSA-së. Matthew M. Aid, një historian dhe studiues i shërbimeve sekrete, deklaroi që dhënia e informacioneve të zbuluara nga Snowden "kanë konfirmuar dyshimet e vazhueshme në lidhje me përgjimet masive të NSA-së".
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.ibtimes.co.uk/edward-snowden-scandal-cia-nsa-hired-warning-513190
- ^ http://america.aljazeera.com/articles/multimedia/timeline-edward-snowden-revelations.html
- ^ https://www.theguardian.com/world/video/2013/jun/09/nsa-whistleblower-edward-snowden-interview-video
- ^ https://www.washingtonpost.com/world/national-security/us-charges-snowden-with-espionage/2013/06/21/507497d8-dab1-11e2-a016-92547bf094cc_story.html
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edward Snowden në Twitter
- https://www.edwardsnowden.com/ Arkivuar 21 janar 2022 tek Wayback Machine
Wikimedia Commons has media related to Edward Snowden. |