Kërceni tek përmbajtja

Dritan Kiçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter figura Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund

Dritan Kiçi, lindi më 23 prill të vitit 1967, është një shkrimtar, botues e filantropist. Ka lindur në Elbasan. Ka qenë redaktori themelues dhe kryeredaktori i revistës PC World Albanian, pozicion në të cilin ka qenë deri në maj 2009. Më pas ka punuar si president i Radical Multimedia dhe drejtues i serialit edukativ televiziv "Kompjuteri im", në platformën Digitalb. Në maj 2007 u zgjodh në Bordin e Drejtorëve të International Stuttering Association, ku aktualisht mban një vend në Bordin e Këshilltarëve.

Kiçi është themelues dhe Kryetar i Klubit Qytetar Shqiptar, një organizatë e impenjuar me të drejtat e qytetarëve dhe qeverisjen me seli në Bruksel.

Në vitin 2002 ka botuar albumin muzikor “Zemër”. Në vitin 2004 botoi librin “Belbëzimi, shkaqet, pasojat dhe mundësia e korrigjimit”. Si kërkues në fushën e komunikimit ka shkruar artikuj të shumtë shkencorë rreth komunikimit dhe veçanërisht në drejtim të trajtimit të belbëzimit. Aktualisht është botuesi i RL Books dhe Revista Letrare.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]