Jump to content

Dan Brown

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dan Brown
U lind më22 qershor 1964
Exeter, New Hampshire
KombësiaAmerikan
Gjinitë letrareDramë / Konspiracion / Fiksion
Faqja zyrtare
http://www.danbrown.com

Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brouni jeton dhe shkruan në MassachusettsSHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.

shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjyqi si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.

2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanksrolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq17 maj në disa vende të botës, në ShBA19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The Da Vinci Code

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]