Coldplay
Coldplay | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Londër, Angli |
Zhanret | Alternative rock Piano rock |
Vitet aktik | 1998 — vazhdim |
Labeli | Parlophone Capitol |
Website | coldplay.com |
Coldplay është një grup muzikor rroku nga Britania e Madhe i krijuar më 1996 nga lideri i grupit, vokalisti Chris Martin dhe kitaristi kryesor Jonny Buckland në University College London (UCL).[1] Pasi ata formuan grupin me emrin Pectoralz, Guy Berryman iu bashkua grupit si një basist dhe ata e ndryshuan emrin e tyre në Starfish.[2] Will Champion iu bashkua në bateri, si back vokal dhe multi-instrumentist, duke plotësuar kështu formacionin. Manaxheri Phil Harvey është konsideruar shpesh si anëtari i pestë jo-zyrtar.[3] Grupi u riemërua si "Coldplay" më 1998,[4] para se të regjistronin dhe publikonin tre këngët e para: Safety më 1998, Brothers & Sisters dhe The Blue Room në vitin 1999. The Blue Room ishte kënga e tyre e parë e publikuar nga një shtëpi e madhe diskografike, pasi kënduan tek Parlophone.[5]
Ata u bënë të njohur në mbarë botën me publikimin e këngës "Yellow" në vitin 2000. Kjo u pasua nga albumi debutues i tyre Parachutes i publikuar në të njëjtin vit, i cili u nominua për Mercury Prize. Albumi i dytë i grupit, A Rush of Blood to the Head (2002), u publikua nën jehonën e kritikave pozitive dhe fitoi disa çmime, duke përfshirë NME' Albumi i Vitit. Publikimi i tyre i radhës, X&Y, albumi më i shitur në të gjithë botën në 2005, u kritikua përgjithësisht pozitivisht deri në publikimin e tij, megjithëse disa kritika e kanë cilësuar një punim më të dobët se paraardhësi i tij. Albumi i katërt i grupit, Viva la Vida or Death and All His Friends (2008), u prodhua nga Brian Eno dhe u publikua sërisht me komente të shkëlqyera, duke fituar disa nominime për Grammy Award dhe fitoi në 51st Grammy Awards.[6] Në 24 tetor 2011, ata publikuan albumin e tyre të pestë, Mylo Xyloto, i cili arriti të kurorëzohej me komente pozitive, të kryesonte klasifikimet muzikore në më shumë se 34 shtete, dhe ishte albumi britanik rrok më i shituri i 2011-ës.[7] Në 16 maj 2014, ata nxorën në treg albumin e tyre të gjashtë, të titulluar Ghost Stories, i cili kryesoi klasifikimin e ablumeve në iTunes Store në 100 shtete.[8] Në 4 dhjetor 2015, grupi publikoi albumin e tyre të shtatë, A Head Full of Dreams.
Grupi ka fituar disa çmime muzikore gjatë karrierës së tyre, duke përfshirë tetë Brit Awards— çmimin si Best British Group 3 herë — pesë MTV Video Music Award dhe shtatë Grammy Awards nga 25 nominime. Coldplay ka shitur më shumë se 80 milion disqe në gjithë botën, duke i bërë ata në një nga artistët muzikorë më të shitur në gjithë botën.[9] Në dhjetor 2009, lexuesit e Rolling Stone votuan grupin në vend të katërt si artisti më i mirë i vitit 2000.[10] Coldplay kanë qenë mbështetës aktiv në disa kauza sociale dhe politike si fushata Oxfam e Make Trade Fair dhe Amnesty International. Grupi ka performuar gjithashtu për disa projekte bamirësie si Band Aid 20, Live 8, Sound Relief, Hope for Haiti Now: A Global Benefit for Earthquake Relief, The Secret Policeman's Ball, Sport Relief dhe Teenage Cancer Trust i Britanisë.[11]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Themelimi dhe vitet e para(1996–99)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chris Martin dhe Jonny Buckland janë njohur gjatë javës së orientimit në University College London (UCL) në shtator 1996.[12] Dyshja vazhdoi të planifikonte gjatë gjithë vitit në universitet formimin e grupit, që e quajtën Pectoralz.[1] Më vonë,Guy Berryman, një shok klase i Martin dhe Buckland, iu bashkua grupit. Në 1997, grupi, i cili ishte riemërtuar si Starfish, performonin shfaqje në lokaleCamden dhe klube të vogla.[2] Ndërkohë Martin kishte rekrutuar mikun e tij të vjetër të shkollës Phil Harvey, i cili studionte classics në Universitetin e Oxfordid, për të qenë manaxheri i grupit.[13] Coldplay e kishin pranuar Harvey si anëtarin e pestë të grupit.[4] Formacioni i grupit u plotësua kur Will Champion iu bashkua me përgjegjësitë në perkusion. Champion ishte rritur duke luajtur në piano, kitarë, bass, dhe tin whistle; ai e mësoi shumë shpejtë baterinë (edhe pse nuk kishte përvojë të mëparshme).[1] Grupi vendosi përfundimisht emrin "Coldplay" i cili ishte një sugjerim nga Tim Crompton, një student që e kishte përdorur këtë emër për grupin e tij.[4]
Në 1997 Martin kishte takuar asokohe studentit e Clasikes Tim Rice-Oxley. Gjatë një fundjavr në Virginia Water në Surrey ata i kërkuan njëri-tjetrit të luanin në piano këngët e tyre. Për Martin, Rice-Oxley ishte i talentuar dhe e fton atë të ishte pianisti i Coldplay, por Rice-Oxley refuzoi duke qenë se grupi i tij Keane, ishte aktivizuar në atë periudhë. Ditë më vonë, kjo ngjarje do të krijonte formacionin e dytë të Keane dhe do ta mbante Coldplay-n të qetë, duke i lënë të dy grupet si kuartete.[14] Në 1998, grupi kishte publikuar mbi 500 kopje me këngë. Safety EP.[15] Shumica e disqeve i ishin shpërndarë shtëpive diskografike dhe miqve; vetëm 50 kopje mbetën për shitje në publikun e gjerë. Në dhjetorin e po atij viti, Coldplay firmosën me shtëpinë diskografike të pavarur Fierce Panda.[15] Publikimi i tyre i parë ishte three-track Brothers and Sisters EP, të cilën ata e kishin regjistruar për katër ditë në shkurt 1999.[15]
Pasi plotësuan kontrollet e tyre të fundit, Coldplay firmosën një kontratë për pesë albume me shtëpinë diskografike Parlophone në fillim të vitit 1999.[5] Pas daljes së tyre të parë në festivalin e Glastonbury grupi u kthye në studio për të regjistruar një këngë të tretë EP, të titulluar The Blue Room.[16] Pesë mijë kopje ishin në shitje për publikun në tetor [17] dhe single "Bigger Stronger" arriti të luhej në BBC Radio 1. Sezoni i regjistrimit për The Blue Room ishte torturuese. Champion u përjashtua përkohësisht nga grupi, por Martin i kërkoi të rikthehet duke qenë se ishte larguar prej tij, dhe për shkak të ndjenjës së fajit, shkuan të pinin së bashku. Përfundimisht, grupi ka tejkaluar diferencat mes tyre dhe vendosën disa rregulla për ta mbajtur grupin të bashkuar. Të frymëzuara nga grupe si U2 dhe R.E.M., Coldplay vendosën të veprojnë në mënyrë demokratike. Për më tepër, grupi vendosi të përjashtojë këdo që do të përdorte droga të rënda.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parachutes (2000)
- A Rush of Blood to the Head (2002)
- Live 2003 (2003)
- X&Y (2005)
- Viva la Vida or Death and All His Friends (2008)
- Mylo Xyloto (2011)
- Ghost Stories (2014)
- A Head Full of Dreams (2015)
- Everyday Life (2019)
- Music of the Spheres (2021)
- Moon Music (2024)
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- New Musical Express Award 2001 për "Best Single": "Yellow"
- New Musical Express Award 2001 për artistin më të mirë
- New Musical Express Award 2001 për "Session of the Year" (Radio 1)
- Q Award për albumin më të mirë "A Rush Of Blood To The Head"
- Grammy 2002 për albumin më të mirë të muzikës alternative: "Parachutes"
- Grammy 2003 për rok-këngën më të mirë të një grupi: "In My Place"
- Grammy 2003 për albumin më të mirë alternativ: "A Rush Of Blood To The Head"
- Grammy 2004 për "Record of the Year": "Clocks"
- MTV Europe Music Awards 2005: Kategoria: "Best UK/Irish-Act"
- MTV Europe Music Awards 2005: Kategoria: "Best Song" për këngën "Speed Of Sound"
- Brit Awards 2005: Kategoria: "Best Song" për këngën "Speed Of Sound"
- Brit Awards 2005: Kategoria: Albumi më i mirë për "X&Y"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Ali, Mehreen F. (26 nëntor 2005). "All That Is Cold play". Dawn. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2008. Marrë më 1 maj 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b (Roach 2003, p. 19)
- ^ Roach, p. 22
- ^ a b c "Newsreel: An appeal to Wikipedia enthusiasts". coldplay.com. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2017. Marrë më 22 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Coldplay to Quit". Dailystar.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2012. Marrë më 22 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nominations for the 51st Grammy Awards". USA Today. 3 dhjetor 2008. Marrë më 28 dhjetor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coldplay, Noel Gallagher and Foo Fighters revealed as biggest selling rock acts of 2011". NME.COM. 17 janar 2012. Marrë më 22 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coldplay No.1 on iTunes in 100 countries". Mail Online. Marrë më 27 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McCormick, Neil (14 dhjetor 2015). "Coldplay: 'Rock music has nowhere left to go'". The Telegraph.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Nominations for the 51st Grammy Awards"". USA Today. Marrë më 28 dhjetor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ (Roach 2003, p. 122)
- ^ "Front Row King". frontrowking.com. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ (Roach 2003, p. 22)
- ^ Odell, Michael (1 maj 2004). "The Shore Thing (Annotated)". Q magazine. fq. 48–52. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2006. Marrë më 6 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Gundersen, Edna (13 shkurt 2003). "Coldplay searching for a balance". USA Today. Marrë më 4 maj 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ (Roach 2003, p. 26)
- ^ (Roach 2003, p. 28)