Jump to content

Avni Mula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Avni Mula
Lindi më: 4 janar 1928

Vdiq 29.10.2020

Lindi në: Gjakovë, Kosovë)
Vdiq më: 29-10-2020
Vdiq në: Tiranë
Kombësia: shqiptar
Profesioni: kompozitor


Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928Gjakovë, Kosovë. Ai ishte kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patën dy vajza. U nda nga jeta më 29 tetor 2020 në Tiranë.

Avni Mula ka dy vajza Adelina pianiste dhe Inva soprano.

Në  datën 4 janar 1928, në qytetin e Gjakovës lindi Avni Mula. Në vitin 1930, kur Avniu ishte ende një fëmijë dyvjeçar, pas një udhëtimi katërditor gjithë familja Mula u vendos në qytetin e Shkodrës për shkak të genocidit serb.

Mësimet e para i kreu në shkollën “Ismail Qemali”, asokohe sistemi arsimor përbëhej nga tri faza: 4 vjet fillore, 4 vjet semimatura dhe 4 vjet të tjera gjimnazi ose matura.

Gjatë periudhës së gjimnazit që ishte edhe koha e luftës bleu një kitarë dhe filloi ta mësojë e të këndojë, si autodidakt, ndërkaq vitet kishin bërë punën e tyre.

Ramizi, një nga vëllezërit, kishte një biçikletë, të markës të mirënjohur të asaj kohe “Bianchi”. Avniut i punonte mendja tek biçikleta dhe vetëm 6 muaj pas Çlirimit, pikërisht më 10 korrik 1945, në moshën 17-vjeçare, merr pjesë në garën çiklistike të rrethit Shkodër-Kastrat e kthim, te cilen e mbyll me fitore. Gazeta e Shkodrës njoftonte për kampionin e parë, Avni Mula. Shoqëria sportive “Vllaznia” e pranoi si anëtar dhe më pas, e aktivizoi në sportin e atletikës, në garën e vrapimit të mesëm 1500 m.

Në ati vite në Shkodër filluan aksionet dhe po hapeshin kurset e analfabetizmit, po fillonin mësimet edhe në shkollat e fshatit, Seksioni e emëron “arsimtar mobilizues” në fshatin Trush, 12 km larg nga qyteti.

Në çdo dy javë mësuesit mblidheshin me radhë njëherë në fshatin  “Mjedë”, në “Bushat”,në “Bërdicë”, në Stajkë” e “Beltojë”, bënin humor, kërcenin, këndonin dhe Avniu  këndonte këngë popullore, por edhe italiane. Po, me dashje, apo pa dashje ky ishte një inkurajim dhe shpesh i shkonte në mendje “po sikur t’i futem këngës?

Ishte një ditë fort e bukur, nga më të bukurat, rrëmbeu kitarën dhe filloi të këndonte. Në anën tjetër të dhomën ku punonte, banonte një prift, të cilit po i prishte qetësinë e zakonshme. Por për habi, heshtja u thye, një trokitje te dera e dhomës, u dëgjua një zë: “A mundem me hy zoti mësues”, – foli me plot delikatesë prifti. Përpara Avniut u shfaq i tëri, njeriu me trup të lartë mbi 65-vjeçar, prifti Dom Nikoll Dragusha. Mësuesi “zhurmaxhi” deshi t’i thoshte dy fjalë, por prifti psikolog, me atë qetësinë hipnotizuese, foli i pari: “E di, e di zoti mësues, se ç’ka doni me m’thanë, dhe shtoi: “Ju, zotni mësues, çuditënisht keni nji za shumë të bukur, manej mjaft të fuqishëm me shumë perspektive.

Ky prift i kulturuar e muzikëdashës, një ditë prej ditësh i tha: “Shikjo, zoti mësues, do ditë ma parë kam bisedue me një muzikant të njoftun, emnin ia thonë Prenk Jakova, asht shef muzike dhe dirigjent i korit të Shtëpisë së Kulturës. Mos ki droje, paraqitu”.

Kur u fut në zyrën e tij, Prenka u ngrit e takoi, e uli dhe menjëherë i tha: mbas sodit je djalë i ksaj Shpie Kulture

Shtëpia e Kulturës me rastin e festave të Nëntorit përgatitej për të dhënë koncerte festiv. Por përpara fillimit të programit vjen një lajm i papritur, solisti Ndrek Gjergji ndodhej i sëmurë dhe ishte e pamundur që të paraqitej. Si i bëhej? Prenk Jakova mori një vendim të guximshëm, e thërriti në çast Avniun dhe i propozoj që ta këndojë ai programin, doli këndoi dhe për çudi suksesi u arrit, me këtë ngjarje, mund të themi se Avniut, iu hapën dyert drejt artit muzikor.

I ngritur nga mjeshtri Gaqo Avrazi, Ansambli i Ushtrisë ishte nga të parët institucione artistike profesioniste të krijuara në Shqipëri, Gaqo Avrazi në marrëveshje me Prenk Jakovën, qysh nga viti 1947, tërhoqi në Ansamblin Artistik të Ushtrisë edhe Avni Mulën qe, për pesë vjet radhazi i ra rreth e qark Shqipërisë.

Në vitin 1949 Ansambli Artistik i Ushtrisë, për herë të parë, ndërmerte një turne të gjatë jashtë shtetit, si në ish Bashkimin Sovjetik, e pas tij në vazhdim, në Bullgari, Rumani. Turneu i Ansamblit u mbulua me një sukses të madh e të paharruar. Ja pse Ansambli Artistik i Ushtrisë, për Avni  Mulën ishte “konservatori” i parë.

Vitet ecin, dhe ja në vitin 1952 Avniu  mori një  rrugë të gjatë për në Moskë në  Konservatorin “P. I. Çaikovski”, në ish “Bashkimin Sovjetik. Avniut i takoi shansi i mirë që të ketë, një pedagog A. L. Dolivo, me përvojë të madhe pedagogjike.  

Gjatë studimeve në konservator Avniu studionte, por edhe jepte koncerte, ai u bë një artist shumë i njohur.

Në qershor të vitit 1957, në Konservatorin “P.J.Çaikovski”, Avni Mula mbrojti diplomën duke ju dhënë “Laura e Artë”, me rolin më të bukur e të vështirë, atë të Figaros.



Me kthimin në Shqipëri, në vitin 1957, emërohet si solistbariton në TOB të Tiranës ku interpreton në role të ndryshëm.

Vepra të interpretuara ndër vite nga baritoni Avni Mula

Gjinia            Vepra Roli Viti Vendi
Opera “Paliaço” Tonio dhe Tadeo 1957 Moskë
“Berberi i Seviljes” Figaro 1957-1958 Moskë
“Kavaleria Rustikana” Alfio 1958 TOB-Tiranë
“Traviata” Zhermon 1958 “            “
“Don Paskuale” Dr. Malasta 1959 “            “
“Evgeni Onjegin” E. Onjegin 1959 “            “
“Mrika” Gjeta 1959,1966 “            “
“Pranvera” Irani 1960 “            “
“Lulja e Kujtimit” Kristo 1961 “            “
“Madam Baterflaj” Sharples 1961 “            “
“Karmen” Eskamilio 1962 “            “
“Palaçot” Tonio, Tadeo 1962 “            “
“Bohema” Marseli 1963,1971 “            “
“Peshkatarët e Perlave” Zurgai 1964 “            “
Opereta “Princesha Çardash” Bonifac Kanciano 1964 “             “
Opera “Rigoleto” Rigoleto 1965 “             “
“Dasma e Figaros” Figaro 1966 “             “
“Heroina Kuestori 1967 “             “
“Skënderbeu” Françesko 1968 “             “
Komedi muzikore “Brigada e Grave Jonuzi 1969 “             “


Disa nga shtetet ku ka zhvilluar turne artistike artisti Avni Mula.  

Viti 1947, me Ansamblin e Shtëpisë të Kulturës së Shkodrës në Jugosllavi.

Viti 1949, me Ansamblin Artistik të Ushtrisë Popullore në ish Bashkimin Sovjetik.

Viti 1950, me Ansamblin Artistik të Ushtrisë Popullore në Rumani.

Viti 1950, me Ansamblin Artistik të Ushtrisë Popullore në Bullgari.

Viti 1951, me Ansamblin miks, në Festivalin Ndërkombëtar në Berlin - R.D.GJ

Viti 1953, në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Bukuresht-Rumani.

Viti 1955, në sallën e Konservatorit “Çaikovski”.

Viti 1956, Koncerte në ish Bashkimin Sovjetik.

Viti 1957, me Ansambël në Festivalin e Rinisë Demokratike Botërore në Moskë.

Viti 1957, turne nëpër shtetet:Estoni, Letoni, Lituani, Bjellorusi, Ukrahinë, BS.

Viti 1958, me operan “Berberi i Seviljes” në “Balshoj Teatër”, në ish B.S.

Viti 1959, në Festivalin Ndërkombëtar të Zërave Lirikë, në Berlin- R.D. GJ.

Viti 1959, me Ansambël në “Fiera di levante” në Bari-Itali.

Viti 1959, në Festivalin ndërkombëtar Vjenë-Austri.

Viti 1960, me opera në grup Pragë, Brno, Bratislavë-Çekosllovaki.

Viti 1960, në grup-koncertal, në Poloni.

Viti 1962, me Ansamblin Shtetëror të KV Popullore në Egjipt.

Viti 1967, me Ansamblin e madh miks në Kinë.

Viti 1972, me Ansamblin Shtetëror të KV Popullore në Kosovë.

Viti 1974, me Ansamblin “Dajti” në Turqi.

Viti 1979, me Orkestrën Simfonike të RTV në Kosovë

KOMPOZITORI dhe KANTAUTORI MULA

Ishin vitet kur Avniu punonte me grupet artistike te rretheve si drejtues artistik. Në ato kohëra Avniut i erdhi rasti që të ndalet në Pogradec. Sapo u ul në “Kafe Turizmi”, shikon të ulur poetin e madh lirik kombëtar, Lasgush Poradeci. Në shenjë respekti për emrin dhe moshën, shkoi dhe e takoi poetin. Ai  nuk vonoi dhe aty për aty i tha: “More Avni, kam dëgjuar se ju doni ta lini të kënduarit. A është e vërtetë kjo?” Po si t’ju them profesor, – përgjigjet Avniu, – dhe vazhdon: “por ja, kushtet ... mosha ...” Dhe poeti i “vrazhdë” e i hollë i tha: “Shiko more djalë, kanarinën e fusin në kafaz, por megjithatë njerëzit e shohin, i afrohen, sepse këndon bukur, a më kuptove !?” Avniu i prekur, i inkurajuar, i nguli thellë në kokë fjalët e urta dhe të mençura të poetit.

Ato fjalë u bënë një shtysë, një stimul, për të mos e ndërprerë rrugën e artit dhe të kënduarit, përkundrazi për të avancuar më tej. Këndoi si mundi e sa mundi edhe përmbi 20 vjet të tjera, sepse i ishte futur thellë “krimbi” i krijimit, si kompozitor.

Avniu ështe edhe ndër kantautoret e parë të festivalit të muzikës së lehtë shqiptare.

Kënga e parë e tij e titulluar “ Kendoj”, u paraqit në festivalin e I-rë të kengës në Radio dhe u këndua nga vetë kantautori dhe solistja e njohur nga Vlora, Meliha Doda. Ajo fitoi çmimin më të madh, çmimin e II ( sepse juria nuk ndau çmim të parë).

Pjesëmarrja e Avniut jo vetëm në festivale, por kudo, ishte e pranishme. Avniu u bë kampioni i festivalit, me pjesëmarrjen në 29 edicione, ku mori mbi 10 çmime të para, të dyta e të treta


Disa nga këngët fituese të Avni Mulës në festivalet e RTV

                                                                                        

Çmimi Titulli i këngës Këngëtarët Viti
I dytë Këndoj (e para nga tre të dytat) Meliha Doda, Avni Mula 1962
I dyti Kasollja e Galigatit Alida Hisku, Avni Mula 1977
I dyti Kodrinë e paharruar Xhovana Doko, Avni Mula 1977
I parë Nënë moj do të pres gërshetin Vaçe Zela, Avni Mula 1976
I dytë Shqipëri, o vendi im Ema Qazimi, Avni Mula 1978
I dytë Trëndelinë e këngë Ema Qazimi, Avni Mula 1979
I dytë Dëgjo, o hënë Fatbardha Bengu, Avni Mula 1963
I tretë Më kujton ti ato vite Alida Hisku, Avni Mula 1981
I parë Një djep në barrikadë Marina Grabovari, Luan Zhegu 1982
I tretë Bjer kitara ime Liljana Kondakçi, Avni Mula 1984
I tretë Valsi i lumturisë Vaçe Zela, Avni Mula 1965
I tretë Mëngjeset e atdheut Kozma Dushi 1986
I tretë Kur vallzojmë tok Morena Reka 1988


Avni Mula në 44 vjet krijimtari nuk eshtë ndalur vetëm me këngë të muzikes së lehte dhe për femije, por edhe në zhanëre të tjera të muzikës si Opera, ballada, kantata, romanca, balete etj.

Ndër vite lindën edhe aktivitete të tjera me shumë rëndësi, si “Koncertet e Majit” (Dekada), “Festivali i Këngës Ushtarake, “Festivali i Klasës Punëtore”, “Festivali i Romancës, “Festivali i Studentit”, e më vonë “Festivali i Pranverës, i “Këngës Magjike”, “Festivali i Fëmijëve dhe i Pionierëve”në Shkodër (çdo vit), “Festivali Folkorik Kombëtar” (një herë në pesë vjet), etj. Në të gjitha këto aktivitete, ka qenë pjesmarrës me krijimtarinë e tijë. Cilësojmë tre këngët për fëmijë ”Kur kendoj per nenen time“ “Gomë moj” dhe ”Kur tregon gjyshja”, të  cilat këndohen edhe sot.


Krijimtaria operistike:

1.    Opereta “Karnavalet”, e shfaqur në TOB, në vitin 1978.

2.    Opera “Borana”, e shfaqur së pari në TOB, në vitin 1984.

3.    Opera “Nëna e trimave”, e shfaqur së pari në TOB, në vitin 1987.

4.    Opera “Stuhia” me tri akte, (e papërfunduar) në 1985.


Muzike filmash

1. Filmi: “Lumë Drite”, regjisor Ismail Zhabjaku, 1975, muzika A.Mula.

2. Filmi: “Udhëtim në pranverë”, regjizor Q. Mata, 1975,  muzika A.Mula.

3. Filmi: “Balonat”, regjisor Ismail Zhabjaku, 1979, muzika A.Mula.

4. Filmi: “Karnavalet”, regjisor Ismail Zhabjaku, 1980, muzika A.Mula.

5. Filmi: “Fejesa e Blertës”, regjisor Besim Kurti dhe Ismail Zhabjaku, 1984, muzika A.Mula.


Vepra instrumentale, orkestrale,

1.    “Tregimi i rapsodit për Drinin”.

2.    “Në kantierin e Fierzës”.

3.    “Festa e Dritës”, tri skica simfonike, 1978.

4.    “Nënat tona”, poemë për violinë dhe orkestër, 1981.

5.    “Pjesë për trombë e orkestër”, 1983.

6.    “Lulëkuqet”, për orkestër harqesh, 1983.

7.    “Koncert” për trombon, në Si-b maxhor,


Ne fushen e koreografise

1.    “Vajzat e malësisë”, me koreografi S.Selimi, 1969.

2.    “Drita e Partisë”, poemë koreografike, koreografia D.Suli, 1969.

3.    “Marshojnë fitimtarët”, me kor,  koreografia P.Kanaçi, 1969

4.    “Marshojmë fitimtarë”, tablo koreografike, koreografia L.Shtino, 1979.

5.    “Me duar plot”, koreografia E.Tërshana, tekst V.Dede, 1981.

6.    “Bareshat e gëzuara” valle dyshe, koreografia F.Shaqiri, 1982.

7.    “Në ditën e festës” tablo koreografike,koreografia L.Shtino, 1982.

8.    “Duet rinor”,  tablo koreografike, koreografia L.Shtino, 1983.

9.    “Valle festive”, koreografia P.Agolli, 1983.

10.     “Valle me motive kosovare”, koreografia V. Istrefi, 1983.

11.     “Ditë feste në ndërmarrjen tonë”, tabllo koreografike, koreogafia L.Shtino, 1983.

12.     “Shokë të një ideali”, tablo koreografike, teksti Gj. Zheji koreografia, L.Shtino, 1984.

13.     “Duart plot në jubile”, tablo koreografike, teksti  P.Tase, koreografia F.Shaqiri, 1984.

14.     “Valle myzeqare”, koreografia V.Istrefi, 1984.

15.     “Festojmë 40 vjetorin”, tablo koreografike, teksti Gj.Zheji, koreografia L.Shtino, 1984.

16.     “Kënga e aksioneve”, tablo koreografike, me kor, teksti P.Tase, koreografia F.Shaqiri, 1985.

17.     “Valle me motive tropojane”, koreografia K.Dervishi, 1985.

18.     “Mbrëmje mature”,  tablo koreografike, koreografia L.Shtino, 1986.

19.     “Në të bukurin atdhe”, tablo koreografike, koreografia L.Shtino, 1986.

20.     “Festojmë jubileun”, tablo koreografike, korografia L.Shtino, 1988

21.     “Pesë nga armata”, me koreografinë e Agron Alisë.


Ballada, kantata e korale,

1.    “Balada e dritës” për tenor dhe orkestër, 1968.

2.    “Dueti i Majit” për soprano, tenor dhe orkestër, 1970.

3.    “Gjithmonë e re”, kantatë, teksti L. Gurakuqi, 1973.

4.    “Shqipëri, moj famëmadhe”, kantatë për solist, kor, orkestër, me tekst të V. Qurkut, 1974.

5.    “Nënë Shqipëri”, suitë vokalo-simfonike, tekst D.Agolli, 1975.

6.    “Dilni shihni Shqipërinë”, suitë vokalo-simfonike, kor, orkestër, teksti Gj.Zheji, 1976.

7.    “Ku t’i gjej rrënjët e tua?”, kor vajzash, orkestër, teksti I.Kadare, 1977.

8.    “Bij heronj me yll në ballë”, suitë vokale, kor, solist, orkestër, teksti M. Kriqi, 1977.

9.    “Grusht shtrënguar”, kantatë për solist, kor, orkestër, teksti J.Gani, 1978.

10.     “ Jubileun festojmë”, suitë vokale- simfonike, kor, orkestër, teksti M.Koreta, 1979.

11.     “Poemë vokale: Trimit të labërisë”, tenor, kor, recitues, orkestër, 1980.

12.     “Baladë heroit A.Vokshi”, tenor, kor, orkestër, teksti V.Dede, 1981.

13.     “40 vjet flamur”, kantatë, kor, tenor, orkestër, teksti  P.Llanaj-V.Dede, 1981.

14.     “40 vjet yll i ndezur”, kantate, kor, tenor,  orkestër, teksti I.Malaj, 1984.

15.     “Lirikë pranverore”, për soprano, orkestër, teksti B.Muço, 1988.

16.          “Me flamurin tënd ngritur lart”, kantatë, tenor, kor, recitues, orkestër, teksti D.Agolli, 1985


Si romancë të parë të tij shënojmë “Agimet shqiptare”, e cila fitoi çmimin e pare, në festivalin e pare te romancave. Numri i romancave që mbajnë firmën Mula është i konsiderueshëm, por japim vetëm disa prej tyre si: “Kaltërsia”, “Gratë e Sulit”, “Përroi i thatë”, “Ekstazë pranverore”, “Ndalu që të flasim”etj., e për të nënvizuar romancën e mirënjohur “Ankohen nga një plep”.

CURRICULUM

Gjimnazin e Shkodrës                                                    1946,

Mesues në rrethin e Shkodrës                                         1946 - 1947

Kengetar në Ansamblin Artistik të Ushtrisë                              1947 - 1952

Student në Konservator” P.I.Cajkovski”, Moskë                1952 - 1957

Solist lirik në TOB, Tiranë                                              1957 - 1976

Pedagog i jashtem i Institutit të Larte të Artevë                1961 - 1965

Kompozitorë në krijimtari të lirë                                               1976 - 1991


KARIERA SOLISTIKE

Ka realizue 25 role primare operash, operetash etj,

Ka interpetuar me qindra këngë lirike, popullore, romanca etj,

Ka dhënë çfaqje në Europë, Azi, Afrike etj,


TITUJ DHE CMIME TË LARTA SHTETËRORE

“Medalje e punës,                                                           1950

Titulli “ Artist i Merituar”                                                          1961

“Cmimi i Republikës”, i shk. parë                                    1962

“Cmimi i Republikes” i shk se dytë                                  1970

Titulli “ Artist i Popullit”                                                            1975

“Urdhëri i Kuq i  Flamurit i KL.I,                                     1985


CMIME NDËRKOMBËTARE për interpetim

Cmimi i parë për këngë lirike, Berlin                                         1951

Cmimi i dytë për këngë lirike, Bukuresht,                                  1953

Cmim, Diplomë në konkursin Ndërkombëtarë, Moskë        1957

Cmim, Diplomë në konkursin e lirikëve, Vjenë                          1959

Si dhe shume çmime dhe dekorata në laminë e kompozimit

Mjeshter i Madh  Nderi i Kombit

Filmat për të cilët ka kompozuar muzikën

  1. Fejesa e Blertës (1984)
  2. Karnavalet (1980)
  3. Balonat (1979)
  4. Lumë drite (1975)