Anthony Giddens
Anthony Giddens | |
---|---|
Lindi | 18 janar 1938 (86 vjeç) |
Kombësia | Anglez |
Njohur për | Teoria e strukturimit Rruga e trete Risk society |
Karriera shkencore | |
Fushat | Sociologjia |
Institucionet | University of Leicester University of Cambridge London School of Economics |
Anthony Giddens (8 janar 1938) është një sociolog britanik.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është ndër sociologët më të spikatur modern, ka shkruar të paktën 34 libra të publikuar në më shumë se 29 gjuhë të huaja. Në vitin 2007, u radhit i pesti ndër autorët më të përmendur në shkencat humane. Vepra e tij e parë, Kapitalizmi dhe Teoria Sociale Moderne (Capitalism and Modern Social Theory), është rishtypur dhe vazhdon të rishtypet edhe pas më shumë se katër dekadash nga botimi i saj më 1971. Libri i tij “Sociologjia” është libri bazë i lëndës së Sociologjisë në shumë fakultete shqiptare, duke e bërë një vepër të kudogjendur nëpër bibliotekat studentore. Në 2007, Giddens u rendit si autori i pestë më i referuar në shkencat humane.
Ai ka qenë gjithashtu këshillues i ish-kryeministrit britanik Tony Blair; ishte e Giddens qasja politike e “rrugës së tretë” që u bë ideja udhëheqëse politike e Tony Blair. Profesor i sociologjisë në një sërë universitetesh nga më të njohurat në Britaninë e Madhe (përfshirë edhe Cambridge University), në Kanada (Simon Fraser University) dhe në Shtetet e Bashkuara (University of Californica, Los Angeles), Giddens ka qenë Drejtor i London School of Economics and Political Science nga viti 1997 deri më 2003.
Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve, ku përfaqëson Partinë Laburiste.