Alfred Meço
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Alfred Meço (30 korrik 1976) lindi në Lushnje. Ai kreu shkollën 8-vjeçare në një provincë të rrethit të Lushnjes, ku merrte pjesë në të gjithe aktivitetet artistike të shkollës si këngëtar. Në vitin 1989, regjistrohet në shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë, ku bëri vetëm 2 vite. Në vitin 1991, për arsye të ndërrimit të sistemeve kjo shkollë u mbyll. Në vitin 1993, ai emigron në Greqi.
Alfredi kishte dicka qe e mundonte: deshira per tu bere kengetar qe deri ne ate moment ishte plotesisht e parealizueshme. Ndersa vazhdonte te kryente pune nga me te ndryshmet, kishte arritur te krijonte nje rreth te mire shoqeror. Ishte pikerisht shoqeria e tij qe identifikoj talentin e tij dhe e nxiti te vazhdonte endrren qe kishte per muziken. Ne vitin 1994 Fredi u kthye ne vendlindje dhe vazhdoi 2 vitet e tjera te gjimnazit. Mbas gjimnazit zhvendoset bashke me familjen per te jetuar ne Tirane. Ne 1998-en, regjistron tek RTSH-ja kater kenge, te cilat i permblodhi ne nje CD. Qellimi i ketij disku ishte qe Fredi te krijonte nje imazh ne lidhje me aftesite e tij profesionale. Ky disk do ta ndihmonte qe te integrohej ne tavernat greke, kryesisht ne Athine. I nxitur dhe i vleresuar nga nje kompozitor grek, ai kthehet ne Tirane per te vazhduar karrieren.
Karriera artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albumi i tij i pare erdhi per publikun shqiptar ne vitin 2000. Titullohej “Endrra Jote Jam” dhe u realizua ne studion diskografike "Jess". Albumi permbante 10 kenge dhe pati nje impakt pozitiv ne tregun shqiptar. Per Fredin albumi i pare ishte shume i rendesishem sepse i dha atij vetebesim ne aftesite e tij artistike. Nga kenget e albumit mund te vecojme "Nuk Iki", per te cilen u realizua edhe ne video. Kjo kenge me pas u promovua edhe ne televizione. Nuk mund te leme pa permendur edhe tekstet e arrira te Sokol marsit, te cilat i shtuan vlerat ketij albumi.
Nje vit me pas do te vinte albumi i dyte i titulluar " Mos Ik ". Dy videoklipet e ketij albumi:"Mos Ik " dhe " Enderroj Te Jem i Lumtur" paten nje sukses shume te madh ne tregun shqiptar dhe ne Diaspore. Gjithashtu ky album permbante 10 kenge me tekste te realizuara nga Sokol marsi dhe orkestracione nga Alban Furtuna.
Ne vitin 2003 do ti vinte radha albumit te trete, me titull "Kembana Kendon", i cili pati nje sukses te papritur. Ne kete album Fredi mendoi te bente dicka me ndryshe duke krijuar nje shtepi diskografike te quajtur "FM Studio" . Ky album ishte ekskluzivitet i FM Studios. Promovimi i albumit u be ne skena te qyteteve te ndryshme kryesisht ne Shqiperi.
Ne vitin 2004 Alfred Meço sjell ne tregun shqiptar albumin "Si Trendafil". Edhe ky album si gjithe albumet e tjera permbante 10 kenge, orkestrale te Alban Furtuna, tekste te Sokol marsi dhe Armand Trebicka. Kenga "Si Trendafil" e realizuar ne video pati shume sukses ne tregun Shqiptar.
Ne vitin 2005, i shkeputet nga FM Studio, dhe realizon albumin e tij te radhes te titulluar " Nuk Iki" . Albumi permbante 10 kenge te zhanerave te ndryshem. Ne te mund te permendim "Camarokja" ,"Te Kujtoj", "Nuk Iki " si dhe shume te tjera. Ky album u promovua me nje spot publicitar ne 2 televizione lokale.
Ne 2006-en Alfredi realizon albumin e tij te gjashte, me tittullin"Eja". Orkestracionet nga Dorian Gjoni dhe tekstet e Armand Trebicka bene, qe ky album te konfirmonte suksesin. Nuk mund te leme pa permendur edhe videoklipin "Eja".
Ne vitin 2007 Alfredi krijon studion e tij diskografike te emertuar "Meço", ku realizoi albumin "Hajde Se Flasim" (Produksioni i Studios Meço, Tekste: Roland Shira). Pervec albumit te tij , ne kete studio ju dha mundesia shume artisteve te rinj per te realizuar endrren e tyre. Studio Meço u mundesoi shume kengetareve, te te gjithe zhanerave muzikore, orkestracione dhe rregjistrime te vokalit me nje cilesi te larte, si dhe mundesonti promovimin e kengeve te tyre.
Ne vitin 2008, pas perhapjes se madhe te internetit si dhe me lulezimin e piraterise, shume shtepite diskografike shqipetare nuk arriten te mbronte te drejten e autorit. Si rrjedhim shume prej tyre u detyruan te terhiqeshin nga tregu muzikor. Kete fat pati edhe Studio Meço. Alfredi terhiqet nga aktiviteti si distributor, por pa lene ne asnje moment aktivitetin si kengetar.
Ne vitin 2010 Alfredi krijon bashkepunim me kompanine filmike "AA", duke punuar per 2 vjet me radhe si dublues ne gjithe programacionin per femije te 3 kanaleve te Digitalbit. Ketu pati mundesi te kompozojete gati te gjitha projektet e "AA"-se. Ne kete studio nuk munguan as bashkepunimet me kengetare te ndryshem shqipetare.
Pas shkeputjes nga "AA", ai ka qene aktiv duke punuar sipas sezoneve ne pub-e te ndryshme, si pershembull: Sky Club , Lux Club e shume te tjere. Gjate veres ka qene i aktivizuar ne disa lokale ne zona bregdetare, kryesisht ne Durres si pershembull: "Florida"," Hëna" etj.
Duke qene i afte per te gjitha rrymat muzikore, Alfred Meço prezantohet ne 2013-ten me kengen e tij me te re te titulluar "Si Te Njoh" (Muzika: Alfred Meço, Teksti: Arbër Cuko). Fredi sjell kete kenge, te rrymes Folk-popullore, per te gjithe adhuruesit e tij ne cdo gezim familjar. . .
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |