Jump to content

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
ShkurtesaAAK
UdhëheqësiRamush Haradinaj
Themeluar29 prill 2001
SeliaPrishtinë, Kosovë
Kuvendi
14 / 120
Komunat
7 / 38
Faqja zyrtare
aak-ks.com

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (shk.: AAK) është një parti politike nga Kosova formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe atdhetarë. AAK-ja është një parti proevropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike. Dallohet për numrin e madh të grave dhe të të rinjve në radhët e saj. Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë (edhe gjatë qëndrimit në burgun e Hagës) dhe është Ramush Haradinaj. Ka më së shumti mbështetës në Rrafshin e Dukagjinit, në qytetet Pejë, Deçan dhe Gjakovë.

AAK-ja deri në gjysmen e parë të vitit 2008 ka pasur sistem parlamentar të zgjedhjeve partiake,ndërsa nga gjysma e dytë e vitit 2008 ka ndrysuar pjesërisht statutin e saj duke futur sistemin presidencial të zgjedhjeve partiake në të gjitha nivelet partiake dhe duke iu përshtatur kështu rethanave në sistemin zgjedhor të Kosoves.

AAK-ja ka pasur tre kryeministra: Ramush Haradinaj (2004mars 2005), Bajram Kosumi (mars 2005 — mars 2006) dhe Agim Çeku (mars 2006 - 2008 ).

Në zgjedhjet e trefishta (parlamentare,asamble komunale dhe kryetar komune) të mbajtura më 17 nëntor 2007, AAK-ja u paraqit e hendikepuar pa kryetarin e saj Ramush Haradinaj i cili qysh në vitin 2005 ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës kinse për krime lufe,mirpo përkundër këtij hendikepi AAK-ja pati një sukses në të tri nivelet pasiqë fitoi zgjedhjet për Asamble Komunale dhe për Kryetar Komune në tri komunat e Dukagjinit, në PEJË,DEQAN,GJAKOVË si dhe në nivel parlamentar fitoi 10 vende në parlamentin e Kosoves (2 vende më shumë se më 2004).

Në mars të vitit 2005, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u detyrua të jepte dorëheqje si kryeministër dhe t'i dorëzohej Tribunalit të Hagës, që e akuzoi atë, ndër të tjera, edhe për krime lufte gjatë luftës çlirimtare të Kosovës në vitin 1998-1999. Haradinaj ishte komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit gjatë luftës çlirimtare të Kosovës 1998-1999. Haradinaj ka deklaruar para trupit gjykues se ai është i pafajshëm, dhe se akuzat janë të prodhuara nga qeveria serbe. Më 3 prill 2008 pas një procesi 3 vjeqar Ramush Haradinaj shpallet i pafajshem për të gjitha aktakuzat nga Gjykata Penale e Hagës dhe një ditë më pas, me 4 prill 2008 kthehet i lirë në Republiken e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në muajin nëntor të vitit 2008 ka mbajtur zgjedhjet partiake në të gjitha nivelet dhe Kuvendin e pestë qëndror zgjedhor ku me shumicë absolute të votave Ramush Haradinaj u rizgjodh kryetar i partisë.

Në Zgjedhjet Komunale 2009 AAK fitoi ne rundin e pare komunat GJAKOVË, LEPOSAVIQ, ZVEQAN, DEQAN, ndërsa ishte ne rundin e dyte ne komunat PEJË, JUNIK, VUSHTRRI, SUHAREKË, KAQANIK, KLINË, ISTOG, ku fitoi Pejën, Suharekën dhe Junikun dhe ne vitin 2010 ne zgjedhjet e jashtzakonshme ne Komunen e Rahovecit kryetar i kesaj komune u zgjodh Smajl Latifi,Kandidat i AAK-se. Sipas votave proporcionale në nivel kombtarë AAK ka shenuar ngritjen me te madhe 100% me shume vota sesa ne 2007 pra nga 54.000 vota në 110.000 vota apo nga 9% ne 18%.

Më 21 korrik 2010 Tribunali i Hages për të paren herë pas 17 vjet të themelimit morri një vendim kontravers kur vendosi për rigjykim të pjesshëm të liderit të AAK-së RAMUSH HARADINAJ edhepse ky i fundit ishte shpallur me unanimitet i pafajshem dhe kështu prap e demtoj AAK-në para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare!!!

Ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te mbajtura me 12.12.2010, te parat ne shtetin e pavarur te Kosoves, AAK hyri prap pa liderin e saj RAMUSH HARADINAJ te cilin e nominoj per Kryeminister te Republikes se Kosoves dhe i cili perkunder mungeses fizike i priu listes se AAK ne keto zgjedhje. Para zgjedhjeve u nenshkrua nje marrveshje koalicioni me listen "Dr.Ibrahim Rugova" te ciles i printe djali i ish-presidentit Uke Rugova i cili edhe është i vetmi kandidat i kessaj liste qe ka hyre ne parlament. AAK ne keto zgjedhje fitoi 11.09% apo 12 ulese ndersa kishte dhe afersisht 25.000 vota me shume se zgjedhjet parlamentare 2007.

Numri i mandateve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kuvendin e Kosovës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aleanca per Ardhmerine e e Kosoves u themelua ne vitin 2001 kryetari i saj Politik deri më tash është Ramush Haradinaj