Jump to content

Abaddon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abaddon ka prejardhje hebreje dhe emri i tij do të thotë "të shkatërrosh", por njihej edhe si "vendi i shkatërrimeve". Abaddon është emri i dytë nga 7 emrat e "nëntokës" (ferrit) babilonik.

Abaddon/Apollyon

Në Job 28:22 Abaddon shquhet si një individ i cili mund të flas dhe të dëgjojë.[1]

    • Ata kanë një mbret mbi tyre, engjulli i ferrit; emri i tij nga hebrejt është Abaddon dhe në greqisht Apollyon. - Rev 9:11

Kjo tregon se Abaddon kishte dy emra, në greqisht dhe në gjuhën hebreje. Po ashtu në zbulesa, thuhet se, Abbadon ishte mbreti i ferrit dhe kishte një ushtri të madhe, dhe do të zgjohej vetëm pas luajtjes së trumpetës të engjullit të pestë.

    • Abaddon dhe vdekja thonë:
    • "Me veshët tanë ne kemi dëgjuar një raport të tij"

Abbadon ka prejardhje krishtere po ashtu edhe hebreje. Ai shquhet si djall edhe pse shumica e autorve e konsiderojnë atë një "vend". Si p.sh. në "The Biblical Antiquities of Philo"[2] (Gjërat antike të biblës nga Philo) thuhet:

    • "Kur mosha e Botës do të përmbushet, atëherë Zoti do të ngjall të vdekurit, dhe të zgjoj nga toka ata të cilë pushojnë në të. Sheoli do të kthej borxhin e tij, dhe Abaddon depozitën, dhe shumë njerëz do shpërblehen me punën e tyre"
  1. ^ "Abaddon sipas Demonicpedia". demonicpedia.com (në anglisht).
  2. ^ (në anglisht) https://wipfandstock.com/the-biblical-antiquities-of-philo.html. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)