101 Dalmatët
101 Dalmatët | |
---|---|
One Hundred and One Dalmatians | |
Regjia nga | |
Skenari nga | Bill Peet (i paemërtuar)[1] |
Historia nga | Bill Peet |
Bazuar në | Stampa:Based on |
Prodhuesi | Walt Disney |
Luajnë | |
Montazhi |
|
Muzika | George Bruns |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | Buena Vista Distribution |
Data e publikimit | Stampa:Film date |
Kohëzgjatja | 79 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $3.6–4 millionë[2][3] |
Fitimi | $303 millionë[4] |
101 Dalmatët (anglisht: One Hundred and One Dalmatians) është një film i animuar amerikan i zhanrit komedi dhe aventurë, që e prodhoi Walt Disney Productions. Filmi është një adaptim i novelës me të njëjtin emër të vitit 1956 nga Dodie Smith. Regjisorët e tij janë Wolfgang Reitherman, Hamilton Luske dhe Clyde Geronimi, duke vepruar me një skenar nga Bill Peet.
Ngjarja e filmit përcjell një pjellë të 15 këlyshëve dalmatë, që janë kidnapuar nga aristokratja obsesive Kruella De Vil, me dëshirën që ta shndërrojë leshin e tyre në pallto. Pongo dhe Perdita, prindërit e pjellës, nisen në një mision përrreth shtetit për t'i shpëtuar këlyshët nga Kruella maniake, duke i shpëtuar rrugës edhe 84 këlyshë të rinj, gjë që e sjellë totalin në 101 dalmatë.
101 Dalmatët u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 25 janar 1961, u prit me vlerësime shumë pozitive dhe ishte shumë përfitues duke korrur 14 milionë dollarë brenda SHBA-ve në shfaqjen e parë nëpër kinema. Ai u bë filmi i parë që fitoi mbi 10 milionë në publikimin e tij të parë, dhe i teti film më fitimprurësi i vitit 1961 në arkën amerikano-veriore. Krahas suksesit në arkë, metodat ekonomike të animacionit, si kserografia [en] gjatë procesit të vizatimit dhe ngjyrosjes së figurave, ndihmuan ta mbanin të ulët çmimin e prodhimit.[5]
Suksesi i filmit e bindi kompaninë Disney që ta shndërrojë në një ekskluzivitet mediatik, me një rikrijim live-action më 1996, përcjellur nga një vazhdim i tij në 2000. Një vazhdim i filmit të animuar u lëshua si videofilm më 2003 me emrin 101 dalmatët II: Aventurat e Peçit në Londër. Dy seriale të animuar u prodhuan me bazë mbi këtë ekskluzivitet, 101 Dalmatians: The Series në 1997 dhe 101 Dalmatian Street në 2019. Një film live-action i bazuar në këtë rrëfim, Kruela, u lëshua në vitin 2021.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Peet 1989, f. 165.
- ^ Barrier 1999, f. 566.
- ^ Thomas 1997, f. 106.
- ^ D'Alessandro, Anthony (27 tetor 2003). "Cartoon Coffers – Top-Grossing Disney Animated Features at the Worldwide B.O." Variety. fq. 6. Marrë më 1 janar 2024 – nëpërmjet The Free Library.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2. "101 Dalmatians" (1961) $857.2 million (Adjusted)" (në anglisht).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nga Animimi është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |