Sipas Mjeshtrit
Programi “Sipas Mjeshtrit”, fitues i shumë çmimeve, është një program familjar i njohur dhe me një ngjyrim të programeve “Reality Show”. Programi përcjell bashkëveprim frymëzues, mendjendritës, dinamik dhe mendimnxitës mes bashkëprezantuesve. Intervista mbresëlënëse me të ftuar të mirënjohur dhe takime ungjillizuese plot ngjyra me njerëz të rastësishëm në rrugë. Bashkëprezantuesit, autori i mirënjohur Rei Komfort (Ray Comfort), Emil Zein (Emeal Zwayne) dhe Mark Spens (Mark Spence), ngacmojnë disa prej pyetjeve më të vështira mbi Perëndinë, Biblën, dhe tematikat e nxehta, të cilat i mundojnë skeptikët dhe besimtarët, në një mënyrë të thelluar dhe shpesh plot humor. Çdo program do t’i mirëpajisë të krishterët për të shpërndarë Lajmin e Mirë nëpër botë, por edhe skeptikët mendjehapur do t’i bëjë të dyshojnë për vetë dyshimet e tyre. Ju ftojmë ta ndiqni programin të enjten në orën 17:00.
Të dashur tv7.
Duke parë në sitin tuaj mbi ofertën e materialeve mbi besimin, vura re me kënaqësi të madhe që keni edhe gjëra nga Livingwaters.com.
Unë njoh, jo aq sa do dëshiroja, nga panorama e krishterë botërore dhe ato që njoh përpiqem ti zgjedh sa më të ngushtë me Ungjillin e ZOTIT. Të tillë janë Ray Comfort apo Marc Spence, të cilin pata kënaqësinë e veçantë ta takoja në Londër gjatë fushatës ungjillore London outreach zhvilluar ditët e kurorëzimit të Charles 3.
Ajo që unë kam të vështirë të pranoj nga ju nuk është fakti që më bllokuat në faqen tuaj të Fb, kjo më intereson shumë pak, ajo që shoh dhe në gjykimin tim gjërat nuk përputhen fare, janë disa programe që transmetoni si Heros of the Faith, edhe pse janë filma vizatimorë edhe krishterët e rritur në moshë duhet ti shohin, apo materiale nga Livingwaters.com, me doktrinën e zonjës Meyer.
Duke e lënë më njëanë faktin që është një “pastore” dhe jo një pastor, kjo e fundit është e vetmja figurë biblike që duhet pranuar, ju pyes, si e bëni ju të mundur ti jepni të njëjtën jehonë si Revelation Media (themeluesi i të cilës ishte një bashkëpunëtori më i ngushtë i Richard Wurmbrand) apo livingwaters.com (që çfarë nuk thotë për “lutjen e mëkatarit”) dhe doktrinën e tyre, me atë të zonjës Meyer që aq larg është me predikimin e saj të WoF, me sakrificën Perpetua-s, Tindale, Elliot, apo të gjithë të tjerët?
Mendoni ju që një bareshë ka të drejtë të thotë herezi nga më të ndryshmet dhe ju ta miratoni duke i dhënë hapësira?
Është ajo pentekostale, jam edhe unë, por në kishën time nuk do të ndodhë që një grua të marrë drejtimin e Kishës. Ka gra të perëndishme në kishën time, kjo më bën mua akoma më të zellshëm për të kërkuar praninë e ZOTIT.
Sepse Adami lejoi që gruaja e tij ta pastorizonte dhe nuk që Adami që u kujdes për të, tani jemi pasardhës të asaj zgjedhjeje.
Mos ti hyjmë pastaj doktrinës së zonjës Meyer me doktrinën e apostujve.
Duke ju uruar një vazhdim të mbarë të punës që jeni duke bërë, shpresoj ky email i shkurtër t’ju shtyjë të kuptoni që qëllimi im nuk është t’ju shaj ju por të ndaj me grupin tuaj preokupimin për përhapjen e një ungjilli të ujosur, i cili shumë dëm është duke i provokuar besimtarëve, jo vetëm të rinj por edhe të vjetërve.
ZOTI ju bekoftë