Jump to content

gomar

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Gomari

GOMAR m.

1. Kafshë njëthundrake, që mbahet në shtëpi për ngarkesë, me trup me të vogël se kali, me kokë të madhe, me veshë të gjatë dhe me qime zakonisht në ngjyrë të hirtë. Veshët e gomarit. Kërriç gomari. Ngarkoj gomarin. Palli gomari. I bie gomarit. Punon si gomar punon shumë. Duron si gomar duron shumë. Këndon si gomar këndon keq.

2. Sasia e barrës a ngarkesa që mban kjo kafshë. Një gomar dru. Tre gomarë drithë.

3. fig. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan. Gomar i madh. Mori mendjen e atij gomari. Gomar qenka! Gomar me veshë. thjeshtligj., keq.

4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit.

  • (Punonte) për shpirt të gomarit punonte kot, i shkonte mundi humbur. Sa gomarë buzëbardhë (ka)! iron, shih te BUZËBARDHË. S'çalon gomari nga veshët fj.u. shih te ÇALOJ. S'di si (nga) lidhet gomari mospërf. shih te LIDHEM. Ia ha bukën gomari mospërf. është shumë i ngathët dhe i mefshtë. Kur të hipë gomari (derri) në fik (në majë të fikut) thjeshtligj. kurrë, asnjëherë. I kanë hedhur (i kanë shtënë)trutë e gomarit nuk vepron sipas mendjes së tij, por bën si i thonë të tjerët, ia kanë marrë mendjen të tjerët. I lan kokën (kryet) gomarit shih te LAJ. Nuk i shkoi gomari (kali) në udhë (në urë) edhe poh. shih te UDH/Ë,~A. I shkon (i ka hije) si shala gomarit iron. shih te SHAL/Ë,~A II. vuri lëkurën e gomarit dikujt shih te LËKUR/Ë,~A. S'di gomari ç'është bari mospërf. nuk është i zoti të vlerësojë atë që është me të vërtetë e mirë e me vlerë, nuk di dhia ç'është tagjia. E di gomari ku e vret samari fj.u. secili i di vetë punët e hallet e tij, e di i zoti ku i pikon çatia. S'di t'i japë ujë (as) gomarit dikush mospërf. është i trashë nga mendja ose fare i pazoti. Kali humbi, gomari s'duket fj. u. është rrëmujë e madhe, nuk e merr vesh i pari të dytin. Prit gomar të mbijë bar! mos prit kot; s'dihet kur do të bëhet një punë a kur do të vijë dikush, mund të mos bëhet a të mos vijë kurrë; është fare e pasigurt diçka. Punon kali, ha gomari fj.u. shih te KAL/Ë,~I. Sikur i ka ngrënë gomari bukën (macja brumin) shih te HA. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta fj.u. shih te BALT/Ë,~A. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat le fatkeqësia, le halli i madh që kemi, por na shqetësojnë e na ngacmojnë edhe për gjëra të vogla. S'ka ç'i bën gomarit, i bie samarit fj.u. ia nxjerr inatin jo atij që duhet, por dikujt tjetër që nuk ka faj, gjetkë e ka inatin e gjetkë e nxjerr. Kali ha tagjinë, gomari mbart bucelat fj.u. shih tek TAGJI,~A. Presin të ngordhë gomari (kali) që t'i marrin patkonjtë përb. presin të përfitojnë ndonjë gjë nga ajo që mbetet, presin të përfitojnë nga diçka pa bërë asgjë vetë. Ti zot, unë zot, po gomarin kush e kullot? Secili duhet të bëjë atë që i takon dhe të mos ia hedhim punën njëri-tjetrit; po të mos bëjë secili punën e vet, nuk i dilet mbanë; po të japin të gjithë urdhra nuk bëhet asnjë punë. Bisht gomari bot. shih te BISHT,~I. Çuç gomari zool. shih te ÇUÇ,~I. Ferrë (gjemb) gomari bot. shih te FERR/Ë,~A. Lule gomari bot. shih te LUL/E,~JA. Vesh gomari bot. veshgomar.


GOMARI f. thjeshtligj.

Veprim fare pa mend në kokë, marrëzi, budallallëk. Bëri një gomari.


Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>

Gjuhët më dominante

  1. Anglisht - donkey
  2. Gjermanisht - Esel
  3. Frëngjisht - âne
  4. Polonisht - osioł
  5. Japonisht
  6. Hollandisht - ezel
  7. Italisht - asino
  8. Suedisht - åsna
  9. Portugalisht
  10. Spanisht - burro
  1. Rusisht
  2. Kinezisht
  3. Finlandishte - aasi
  4. Norvegjisht - esel
  5. Esperanto - azeno
  6. Danisht - æsel
  7. Sllovakisht - somár
  8. Hebraisht
  9. Çekisht - osel
  10. Hungarisht - szamár
  1. Rumanisht - măgar
  2. Katalanisht - ase
  3. Serbisht
  4. Sllovenisht - osel
  5. Indonezisht
  6. Bullgarisht
  7. Turqisht - eşek
  8. Ukrainisht
  9. Lituanisht
  10. Koreanisht

Gjuhët më jo dominante

  1. Estonisht - eesel
  2. Kroatisht - magarac
  3. Galicishte
  4. Norvegjishte e re - esel
  5. Arabisht
  6. Malajzishtja
  7. Persisht
  8. Gjuha Ido - asno
  9. Tailandishte
  10. Gjuha baske - asto
  11. Greqisht
  12. Neopolitanishte
  13. Islandishte - asni
  14. Boshnjakisht - magarac
  15. Anglishte e thjeshtë
  1. Luksemburgisht
  2. Vietnamishte - lừa
  3. Gjeorgjishte
  4. Shqipja
  5. Bretonishtja
  6. Vallonishte
  7. Maqedonisht
  8. Latinisht
  9. Afrikane
  10. Sicilishtja - sceccu
  11. Serbo-kroatishte - magarac
  12. Austrishte
  13. Haitianishe
  14. Marathishte
  15. Korzikishte
  1. Gjuha Uelhe - asyn
  2. Letonisht
  3. Ripurianishte
  4. Bjellorusisht
  5. Tatarishte
  6. Tagalogishte
  7. Bengalishte
  8. Tamilishte
  9. Irlandisht - asal
  10. Venecianisht
  11. Aragonishte
  12. Azerisht
  13. Teluguishte
  14. Kurdisht - ker
  15. Interlingua