Jump to content

Valga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valga
Qytet
Bashkia e Valgës
Bashkia e Valgës
Parimet: 
1 linn, 2 riiki (Një qytet, dy shtete)
Popullsia
 • Gjithsej12.261
{{{postal_code_type}}}
68230
TargatG
Faqja zyrtarewww.valgalv.ee

Valga është qytet në jug të Estonisë. Valga dhe Valka ishin një qytet deri në vitin 1920. Sipërfaqja e Valgës është 16.54 kilometra katrorë dhe sipërfaqja e Valkës është 14.36 kilometra katrorë. Qyteti ndahet mes Estonisë dhe Letonisë, ku Estonia ka rreth 2/3-ën e qytetit kurse Letonia 1/3-ën. Valga dhe Valka (pjesa letoneze) ishin një qytet deri në 1920-ën. Me përcaktimin e kufirit estonezo-letonez, Valga u nda në Valga dhe Valka mes Estonisë dhe Letonisë. Me hyrjen e Estonisë dhe Letonisë në zonën Shengen me 1 janar 2009, kufiri nuk ekziston më.

Valga ishte pjesë e Livonisë së vjetër, dhe një kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve tregtare që lidhnin Rigën me Tartun, gjë që solli dhe zhvillimin e qytetit. Qyteti u dogj e u shkatërrua disa herë gjatë luftërave, sidomos në Luftën e Madhe të Veriut në 1708-ën. Valga u lidh me hekurudhë me Tartun në 1889-ën. Qyteti vuajti nga luftimet me bolshevikët, të cilët përhapën terror dhe ekzekutuan 107 civilë në vitin 1919.