Susilo Bambang Yudhoyono
Susilo Bambang Yudhoyono | |
---|---|
Presidenti i 6-të i Indonezisë | |
Në detyrë 20 tetor 2004 – 20 tetor 2014 | |
Paraprirë nga | Megawati Soekarnoputri |
Pasuar nga | Joko Widodo |
Kryetar i 4-të i Partisë Demokratike | |
Në detyrë 30 mars 2013 – 15 mars 2020 | |
Paraprirë nga | Anas Urbaningrum |
Pasuar nga | Agus Harimurti Yudhoyono |
Ministër i 11-të i Energjisë dhe Burimeve Minerale | |
Në detyrë 26 tetor 1999 – 23 gusht 2000 | |
Paraprirë nga | Kuntoro Mangkusubroto |
Pasuar nga | Purnomo Yusgiantoro |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 9 shtator 1949 Java Lindore, Indonezia |
Partia politike | party Demokratike |
Bashkëshortja/et | Kristiani Herrawati |
Fëmijët | Agus Harimurti Yudhoyono Edhie Baskoro Yudhoyono |
Arsimimi | Akademia Ushtarake Universiteti Webster Universiteti i Agrikulturës në Bogor |
Punësimi | Politikan, Organizator Komuniteti |
Nënshkrimi | |
Susilo Bambang Yudhoyono (lindi më 9 shtator 1949) është politikanë dhe ish-Presidentë i Indonezisë nga viti 2004 deri më 2014. Ai tani është kryetar i Partisë Demokratike të Indonezisë.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yudhoyono lindi në Tremas, fshat në Arjosari, Java Lindore. Ai është djali i Raden Soekotjo dhe Siti Habibah.[1] Ai ka dashur të bëhet si ushtarë që nga fëmijëria. Ai ishte i talentuar në muzikë dhe sporte. Kur ai ishte në klasën e pestë, Yudhoyono vizitoi Akademinë e Forcave Ushtarake Indoneziane. Pasi i pa ushtarët duke ushtruar ose ndoshta ishte i inspiruar nga babai i tij, ai vendosi të bashkohet me Forcat e Armatosura Indoneziane dhe të bëhet ushtarë.
Karriera ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yudhoyono kaloi tri vite në Akademinë e Forcave e Armatosura (AKABRI). Ai diplomoi si toger i dytë në vitin 1973 dhe si diploma më e mirë e vitit, ai morri një medalje nga presidenti Suharto.
Pas diplomimit, Yudhoyono u bashkua me Rezervën Strategjike të Ushtrisë (Kostrad) dhe u bë një komandant i togave në Batalionin e 330-të Ajror. Përveç udhëheqjes së trupave të tij, Yudhoyono gjithashtu kishte për detyrë t'u jepte ushtarëve të batalionit mësime mbi njohuritë e përgjithshme dhe anglisht. Shkathtësia e Yudhoyono në anglisht ishte një nga arsyet pse ai u dërgua në Shtetet e Bashkuara më 1975.
Yudhoyono u kthye në Indonezi më 1976 ku u bë komandant i togave në Batalionin 350-të.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yudhoyono u emërua si Ministër i Energjisë dhe Burimeve Minerale në kabinetin e Presidentit Abdurrahman Wahid më 1999. Sipas gjeneralit Wiranto, i cili e ndihmoi Wahidin në formimin e Kabinetit, i kishte rekomanduar Presidentit se Yudhoyono do të bënte më mirë si Shefi i Shtabit të Ushtrisë.[2] Sidoqoftë Wahid e refuzoi idenë e Wirantos dhe Yudhoyono u bë Ministër i Energjisë dhe Burimeve Minerale. Në njëjtën kohë, Yudhoyono i jepi fund kohë karrierës si ushtarë me rangun e Nënkolonelit të Gjeneralit.
Partia Demokratike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej 12 deri më 19 gusht 2001, Rumangkang mbajti takime me Yudhoyono për ta formuar një parti. Më 9 shtator 2001, formimi i partisë u publikua dhe më 10 shtator u regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë dhe për të Drejtat e Njeriut. Publikimi për formimin e partisë ishte më 9 shtator 2001, e cila ishte ditëlindja e Yudhoyonos dhe partia kishte 99 anëtarë.
Rruga për president
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 korrik 2004, Yudhoyono morri pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai erdhi i pari me 33% të votave. Sidoqoftë 50% ishte i nejvoshëm për zgjedhjen e presidentin e ri dhe zëvendësit presidentit, që kjo do të thotë se Yudhoyono do të shkojë në balotazh kundër Megawatti. Më 20 shtator 2004, Yudhoyono fitoi balotazhin me 60.87% të votave. Më 20 tetor 2004, Yudhoyono u inaugurua si president.
Kabineti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ditën e inaugurimit, Yudhoyono e formoi kabinetin e tij të ri i cili kishte 36 ministra, përfshirë anëtarët e Partisë Demokratike, Golkar dhe PPP, PBB, PKB, PAN, PKP, dhe PKS. Profesionistët u emëruan gjithashtu në kabinet, shumica e të cilëve morën ministritë në fushën ekonomike. U përfshinë edhe ushtarakët, me pesë ish-anëtarë të emëruar në kabinet. Siq premtoi Yudhoyono gjatë zgjedhjeve, katër prej të emëruarve të kabinetit ishin femra.[3]
Kabineti i dytë i Indonezisë i Yudhoyono u njoftua në tetor 2009 pasi ai u rizgjodh si president më parë gjatë vitit. Nënkryetari në kabinetin e dytë të Yudhoyono ishte Dr. Boediono. Boediono zëvendësoi Jusuf Kalla, i cili ishte zëvendës-president në kabinetin e parë Yudhoyono.
Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në Indonezi më 8 korrik 2009. Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono fitoi më shumë se 60% (60.08%) të votave në raundin e parë, gjë që i mundësoi atij të siguronte rizgjedhjen pa balotazh. Yudhoyono u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve më 23 korrik 2009, nga Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve. Kandidatë të tjerë janë Megawati Sukarnoputri Partia PDI-P 26.79%, Jusuf Kalla Partia Golkar 12.41%.
Zgjedhjet 2014
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zgjedhjet presidenciale u mbajtën më 9 korrik 2014, pasi Presidentit Yudhoyono u ishte ndaluar nga kushtetuta për të kërkuar një mandat të tretë në detyrë.[4][5] Më 22 korrik, Komisioni i Zgjedhjeve e shpallen Joko Widodo si president i ri i Indonezisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Presiden Yudhoyono Hari Ini Berusia 59 Tahun" (në indonezisht). ANTARA. 9 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2010. Marrë më 23 qershor 2009.
- ^ Wiranto (2003). Bersaksi Di Tengah Badai: Dari Catatan Wiranto, Jenderal Purnawirawan. Jakarta: Ide Indonesia. fq. 229–232. ISBN 979-96845-1-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ SBY Akan Tunjuk 4 Wanita Arkivuar 15 mars 2007 tek Wayback Machine. Tempointeraktif.Com (29 September 2004). Retrieved 18 April 2011.
- ^ Denny Indrayana (2008) Indonesian Constitutional Reform 1999–2002: An Evaluation of Constitution-Making in Transition, Kompas Book Publishing, Jakarta ISBN 978-979-709-394-5.
- ^ "Law No. 42/2008 on the Election of the President and Vice-president" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 tetor 2009. Marrë më 1 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)