Jump to content

Suli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Suli përfshinë fshatrat shqiptare në jugperëndim të Janinës.

Banorës e kësaj treve janë të famshëm si luftëtarë të paepur. Ndër më të njohurat gjatë periudhës së Perandorisë Osmane kanë qenë familjet Boçari dhe Xhavella. Fshatrat e Sulit kundërshtonin sundimin e Ali Pashës dhe kur ky i fundit me ushtarët e tij në dimrin e vitit 1803 depërtoi thellë në territorin e suljotëve, shumë gra suljote u hodhën në greminë bashkë me femijët e tyre vetëm e vetëm që të mos binin në duar të Aliut - (1827).]] Ky akt është përjetësuar edhe në pikturë.

Gratë e Sulit - Museu i Luvrit - Paris - Ary Scheffer - (1827).

Në historiografinë greke suljotët konsiderohen si grekë, ndonëse literatura serioze ata i sheh si shqiptarë etnikë. Emrat e luftëtarëve të njohur si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella janë greqizuar (Markos Botsaris dhe Kitsos Tzavellas). Që të dy kanë marrë pjesë në çlirimin e Greqisë nga osmanët. Lidhur me suljotët udhëtari anglez Thomas Smart Hughes në veprën “Voyage á Janina en Albanie” shkruante (sipas përkthimit nga Eqrem Çabej): “Ky popull kishte vetia të shquara luftarake dhe edukata e tij përmblidhej kurdoherë në stërvijte për luftë. Dëfrimet më të para të suljotëvet ishin vallja e këngët. E para u shtonte fuqinë e trupit, të dytat u ndiznin zemrën dhe ua ushqenin entusiazmin. Ata ishin fort të ngjitur te vendi i tyre... Shumë prej tyre kanë dhënë shembëlla të mëdha qëndrimi heroik dhe fjalët që mbanin në luftë kishn frymën e zjarrin e atyre të vjetrave. Gratë nuk binin pas nga burrat për trimëri dhe ishin gati të ndanin me ta të gjithë rreziqet e luftës. Mënga grash trimëresha shkonin rregullisht pas ushtarëvet për t’u sjellë këtyre ushqimin dhe municionin, për të shikuar të plagosurit dhe, në rasë nevoje, për të luftuar krahas me prindërit, me burrat e me bijtë e tyre. Nga këto amazone më e ndjera ka qenë Moskoja, e shoqja e kapedan Xhavellës dhe e ëma e trimit Foto, Hektorit të kësaj troje të dytë. Emri i saj lavdohet edhe sot nëpër këngë greke dhe shqiptare... Për t’i nderuar burrat në trimëri, gratë rrinin me radhë në pus a në krua sipas trimërisë së burrave të tyre; ajo që kish pasur fatin e lig të martohet me ndonjë burrë frikacak, ishte e detyruar të presë me turp që t’i mbushin të tjerat shtambat e tyre. Gratë ishin shumë të nderuara në këtë republikë të vogël dhe pak burra mund të duronin qortimet që u bënin gratë e zemëruara, kur tregoheshin frikacakë”.