Jump to content

Nënrajoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Subrajoni)

Një nënrajon është një njësi konceptuale e cila rrjedh nga një rajon më i madh ose kontinent dhe zakonisht bazohet në vendndodhje. Anët e horizontit, si jugore dhe juglindore (p.sh. Evropa juglindore), shpesh përdoren per të percaktuar një nënrajon.

Nënrajoni është njësi më e vogël se rajoni varësisht nga madhësia e njërës dhe tjetrës njësi, mirëpo kjo e dyta hynë në kuadër të rajonit si e para ose e dyta sipas madhësisë e jo kurrsesi si tërësi rajonale. Dy e më tëpër nënrajone mund ta përbëjnë një rajon (Jo Evropa juglindore, nënrajon i Evropës sepse kjo e fundit është rajon i Evropës me tre tërësi të ashtuquajtura nënrajonale si gadishulli Ballkanik, Apenin dhe ai Pirinej). Rajoni është njësi tërësore ose përbërse e kontinentit kurse nënrajoni, po ashtu është njësi përbërëse e rajonit. Ndarja në rajone ose nënrajone e ka karakterin e të kuptuarit më të drejtë duke e bërë krahasimin ndërmjet vetë rajoneve. Se cili nga ata është i pasur me xehe, ujëra, popullsi, dallimet klimatike (në gjerësi dhe gjatësi gjeografike), zhvillimi ekonomike, përparësia e rajonit për nga pozita gjeografike etj..