Jump to content

Qymyri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qymyri.
Një shembull nga struktura kimike e qymyrit

Qymyri (apo thëngjilli) është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se qymyri është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojne procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u lirua hidrogjeni dhe oksigjeni si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri.

Qymyri është lëndë djegëse me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafeje, përbëhet kryesisht nga karbonit dhe sasia e nxehtësisë që lirohet gjatë djegies qymyri klasifikohet në katër lloje : linjiti, subitimunizoz, butiminoz dhe antracit.

Është qymyr me moshë të re, te i cili vërehet struktura të drurit nga i cili është formuar. Ky përmban 25-35 % karbon, digjet shpejtë, përdoret si lëndë djegëse në termocentrale, për prodhimin e avullit për të vënë në lëvizje turbinat e gjeneratorëve, për prodhimin e energjisë elektrike. Kosova është shumë e pasur me linjit.

Qymyri subbituminozë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thëngjilli (qymyri) subbituminozë ose qymyri i murrmë është cilësor se linjiti, sepse përmban 35-45 % karbon dhe liron sasi të mëdha të nxehtësisë.

Antraciti ka përmbajtje më të madhe të karbonit 86-97 %. Përdoret për prodhimin e energjisë për ngrohje dhe prodhimin e produkteve të ndryshme kimike. Thëngjillet artificiale janë: koksi, qymyri i drurit, qymyri aktiv etj.

Qymyri në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këto vise, i interesuar për zbulimet e fosileve dhe xeherorët e nëndhesës, vuri në dukje shqiptarët e quanin qymyri e linjitin me përcaktimin poetike "gjak drangoi".[1]

  1. ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 31. ISBN 99927-738-8-X