Qarqet e Lituanisë
Territori i Lituanisë është i ndarë në 10 qarqe (lituanisht: njëjës apskritis, shumës apskritys), të gjitha të emërtuara sipas kryeqyteteve të tyre. Qarqet ndahen në 60 komuna (lituanisht: njëjës savivaldybė, shumës savivaldybės): 9 komuna-qytete, 43 komuna-qarqe dhe 8 komuna. Më pas, çdo komunë ndahet në pleqësi (lituanisht: njëjës seniūnija, shumës seniūnijos). Kjo ndarje u krijua më 1994 dhe u modifikua pak në vitin 2000.
Deri në vitin 2010, qarqet administroheshin nga guvernatorët e qarqeve (lituanisht: njëjës - apskrities viršininkas, shumës - apskrities viršininkai) të emëruar nga qeveria qendrore në Vilnius. Detyra e tyre parësore ishte të siguronin që komunat t'u binden ligjeve dhe Kushtetutës së Lituanisë. Ata nuk kishin kompetenca të mëdha, dhe kështu u sugjerua që 10 qarqe janë shumë për Lituaninë pasi dy qarqet më të vogla administrojnë vetëm katër komuna. Prandaj, më 1 korrik 2010, administratat e qarqeve u hoqën, por vetë qarqet mbahen për qëllime statistikore dhe raportuese.[1]
Apskritys moderne nuk duhet të ngatërrohen me apskritys që ekzistonin në Lituaninë e pavarur gjatë periudhës së ndërmjetme. Në atë kohë Lituania kishte një ndarje administrative me dy nivele: apskritys që ndaheshin në valsčius. Lituania tani ka një ndarje me tre hapa: qarqe, komuna dhe pleqësi (apskritys, savivaldybės, dhe seniūnijos).
Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Qarku (media help) |
Kryeqyteti | Sipërfaqja in km2 (rank) |
Populllsia (2023)[2] | Dendësia (per km2) |
GDP (nominal) (miliard euro)[3] |
GDP (per capita) (EUR) |
Paga mesatare mujore bruto (euro)[4] |
HDI (2021) [5] |
Komunat |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Qarku Alytus (listen • info) |
Alytus | 5,418 (6) | 135,367 | 25 | 1.6 | 11,500 | 1,582 | 0.841 | |
2 | Qarku Kaunas (listen • info) |
Kaunas | 8,086 (3) | 580,333 | 70 | 11.6 | 20,400 | 1,930 | 0.882 | |
3 | Qarku Klaipėda (listen • info) |
Klaipėda | 5,222 (7) | 336,104 | 61 | 6.0 | 18,400 | 1,802 | 0.876 | |
4 | Qarku Marijampolė (listen • info) |
Marijampolė | 4,466 (8) | 135,891 | 31 | 1.6 | 11,800 | 1,575 | 0.830 | |
5 | Qarku Panevėžys (listen • info) |
Panevėžys | 7,878 (4) | 211,652 | 27 | 3.0 | 14,100 | 1,638 | 0.847 | |
6 | Qarku Šiauliai (listen • info) |
Šiauliai | 8,537 (2) | 261,764 | 31 | 3.9 | 15,000 | 1,649 | 0.847 | |
7 | Qarku Tauragė (listen • info) |
Tauragė | 4,349 (9) | 90,652 | 21 | 1.1 | 10,900 | 1,586 | 0.817 | |
8 | Qarku Telšiai (listen • info) |
Telšiai | 4,350 (10) | 131,431 | 30 | 1.8 | 13,500 | 1,724 | 0.847 | |
9 | Qarku Utena (listen • info) |
Utena | 7,191 (5) | 125,462 | 18 | 1.4 | 11,200 | 1,548 | 0.831 | |
10 | Qarku Vilnius (listen • info) |
Vilnius | 9,730 (1) | 851,346 | 84 | 24.2 | 29,800 | 2,191 | 0.913 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Dėl apskričių viršininkų administracijų likvidavimo" (në lituanisht). Seimas of the Republic of Lithuania. Marrë më 21 gusht 2011.
- ^ Resident population at the beginning of the year
- ^ "BENDRASIS VIDAUS PRODUKTAS PAGAL APSKRITIS 2021 M." (në lituanisht). Statistics Lithuania. 25 nëntor 2016. Marrë më 22 nëntor 2018.
- ^ Darbo užmokestis regionuose, apskrityse ir savivaldybėse
- ^ "Sub-national HDI - Area Database - Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Marrë më 2018-09-13.