Jump to content

Ndërfaqja grafike e përdoruesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


GUI-Graphical User Interface (shqip Ndërfaqe Grafike e Përdoruesit) është një program kompjuterik që përdoret për të ndihmuar komunikimin mes njeriut dhe kompjuterit.
GUI përdoret në paisje elektronike siç janë kompjuterët,paisjet shtëpiake,në industri dhe kjo arrihet përmes dritareve,ikonave dhe menyve tek të cilat mund të manipulohet me mi ose me tastaturë.

Çfare eshte GUI?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

GUI është e kundërta e CLI-së (ndërfaqe e linjave të komanduara) e cila përdorë vetëm tekst dhe mund të ketë qasje vetëm përmes tastaturës ,siç është MS-DOS,Linux që përdorin konzolat(ang.console). Ne GUI hyjnë kontrolla që mundësojnë interaktivitet mes shfrytëzuesit dhe paisjes siç janë: Labelat,Butonat,Menytë,Dritaret,RadioButonat,CheckBox-at,TextBox-at,Ikonat,Listat e shumë tjera.

  1. Dritarja zakonisht është në formë drejtkëndshi e cila shfaq përmbajtjen e saj në ekran(p.sh.një program,fotografi) e shumëçka tjetër pothuajse në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër që është e shfaqur në ekran.E mira është mundësia e shfaqjes e me shumë se një dritare që mund të hapen njëkohësishtë dhe kanë përmbajtje të ndryshme.
  2. Ikona është një imazh ose simbol I vogël në GUI që në vete përmban një program,urdhër,dosje,paisje(siç është p.sh.disketa,hard disku).
  3. Labela është pjesë e një teksti.
  4. CheckBox-i është një katror që mund të klikohet(zgjedhet) ose jo,poashtu edhe RadioButonat.

Dobia më e madhe e GUI-të është se operacionet kompjuterike i bën të duken më shumë intuitive dhe kështu më të lehta për tu mësuar dhe shfrytëzuar.
Kjo intuitë e operacioneve është vjen nga vet fakti që GUI e informon në një mënyrë përdoruesin për çdo veprim që bën ,p.sh. në rastin kur përdoruesi e fshinë një ikonë atëherë ajo ikonë zhduket nga vendi ku ka qenë.
GUI gjithashtu ju jep përdoruesve të drejta të plota në kuptimin që ata mund të punojnë në programe apo aplikacione të ndryshme në mënyrë paralele,mundësi kjo që vjen nga vet sistemi operativ që ata punojnë duke lejuar shfaqjen e atyre aplikacioneve në të njejtën kohë.
Kjo ndikon në rritje të fleksibilitetit në përdorimin e kompjuterit dhe në rritje të produktivitetit.

Histori e shkurtër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina e GUI-të vjen nga Vannevar Bush,një shkenctarë që ka punuar në Institutin e Masaqusetit për teknologji(Massachusetts Institute of Technology MIT ) gjatë luftës së dytë botërore.
Më 1963 Ivan Sutherland ,një student ne MTI zhvilloi një program për doktoraturën e tij që u quajt Sketchpad,përmesë të cilit mund të manipulohej direkt në objektet grafike në CRT ekranin duke përdorur një stilolaps.

Douglas Engelbart,me 1968 zbuloi një mi(mausi) primitiv që u emërua “X-Y Treguesi i Pozites”,i cili ishte një kuti e vogël prej druri me rrota dhe kur rrotullohej e lëvizte edhe treguesin që shfaqej në ekran varësishtë prej pozitës së rrotës.
Progres me i madh u arrit në vitin 1970 nga kompania Xerox Corporation në Kaliforni ku u zhvillua GUI i parë i shfrytëzueshëm që nuk ia doli të kishte sukses komercial për shkak te çmimeve të larta.

Steve Jobs,bashkë-themelues i Apple Inc.,ishte i inspiruar nga zbulimet e kompanisë Xerox dhe kështu vendosi të inkorporoj GUI-në në kompjuterët e kompanisë së tij.
Apple arriti që ta zgjeroj në mënyrë të konsiderueshme punën e kompanisë Xerox ,duke përfshirë hapje të më shumë dritareve,manipulim të ikonave,meny fikse e disa risi tjera.
Apple Macintosh në vitin 1984 në mënyrë të suksesshme lansoi shfrytëzimin e GUI-të.
Kjo arritje më pas u adaptua edhe prej zhvilluesve të sistemeve tjera operative dhe aplikacioneve softverike ,ndërsa tash përdoret ose thënë më mirë është i implementuar në të gjitha tipet e kompjutereve.
Për më tepër GUI tash ka zbatim të gjerë në shumë produkte duke filluar prej komandimeve në industri deri te lojrat ndryshme.
Microsoft për herë të parë inkorporoi GUI-në në nëntor 1983 ndërsa versioni fillestar Windows 1.0. ishte lëshuar më 1985.
Windows 2.0. u lëshua më 1987 tek i cili pati përmirësime në krahasim me versionin 1.0..
Por një kualitet i lartë i GUI-të u arrit me lansimin e Windows 95 në vitin 1995.

GUI 3-Dimensional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne kohën e tashme përdorimi i GUI-3Dimensional në sisteme të ndryshme operative ka treguar një rritje shumë të madhe,duke filluar prej përdorimit në aplikacione të ndryshme për ti bërë ato më atraktive për shfrytëzuesin e deri tek qëllimet për të kryer funksione të ndryshme që mund të arrihen vetëm duke përdorur Sisteme 3-Dimensionale.
Për shembull këtë e ka arritur Windows Flip 3D nga Windows Vista.
, pastaj edhe ndërfaqet e krijuara nga X Window System siç janë:Beryl,Compiz,KWin.

[1]

  1. ^ GUI Definition

[1]

  1. ^ GUI

[1]

  1. ^ "Graphical User Interface Controls". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2012. Marrë më 15 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)