Jump to content

Gjuha minoritare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuhë minoritare (e pakicës) është një gjuhë që flitet nga një pakicë e popullsisë së një territori ose shteti. Me një numër të përgjithshëm prej 193 shtetesh sovrane të njohura ndërkombëtarisht (që nga viti 2008) dhe një numër të vlerësuar prej rreth 5.000 deri 7.000 gjuhëve të folura në mbarë botën,[1] rrjedh se shumica dërmuese e gjuhëve janë gjuhë minoritare në çdo vend në të cilin ato fliten. Disa gjuhë të pakicave në të njëjtën kohë janë gjuhë zyrtare, p.sh. gjuha iralndezeIrlandë. Po kështu, disa gjuhë kombëtare shpesh konsiderohen gjuhë minoritare, për aq sa ato janë gjuha kombëtare e një kombi pa shtet.[2] [3]

Në shumicën e vendeve evropiane, gjuhët e pakicave përcaktohen me legjislacion ose dokumente kushtetuese dhe kanë një formë të mbështetjes zyrtare. Në vitin 1992, Këshilli i Evropës miratoi Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të gjuhëve historike rajonale dhe minoritare në Evropë.[4]

Gjuhët minoritare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuhët që kanë statusin e një gjuhe kombëtare dhe fliten nga shumica e popullatës në të paktën një vend, por që nuk kanë njohje në vendet ku ekziston një numër i konsiderueshëm i komunitet gjuhësor:

  • Gjuha shqipe e njohur si gjuhë minoritare në disa vende:Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Rumani, Serbi, por që nuk njihet si gjuhë minoritare në Greqi - ku 4% janë shqiptarë etnikë.
  • Bullgarishtja - e njohur si gjuhë minoritare në Republikën Çeke (4300 folës), nuk njihet zyrtarisht si gjuhë minoritare në Greqi.
  • Gjermanishtja: zyrtare në Gjermani, Austri, Luksemburg, Belgjikë dhe Zvicër, me njohje edhe në Tirolin e Jugut, por jo edhe në Francë.
  • Hungarishtja: zyrtare në Hungari, bashkëzyrtare në Vojvodinë (293,000 folës), gjuhë e njohur minoritare në Republikën Çeke (14,000 folës), dhe në Rumani (1,447.544 folës ose 6.7% e popullsisë) në komunitetet ku folësit hungarezë tejkalojnë 20% të popullsisë, Sllovakia (520,000 folës, afërsisht 10% e popullsisë) dhe Ukraina (170,000 folës),
  • Maqedonishtja - zyrtare në Maqedoninë e Veriut por që nuk njihet si gjuhë minoritare në Greqi dhe Bullgari.
  • Polonishtja - e njohur si gjuhë minoritare në Republikën Çeke (51.000 folës), nuk njihet zyrtarisht si gjuhë minoritare në Lituani.
  • Rumanishtja: gjuhë zyrtare në Rumani, bashkëzyrtare në Vojvodinë (30,000 folës), gjuhë e njohur minoritare në Republikën Çeke (1.200 folës), por që nuk ka status zyrtar në Serbi (regjistrimi 2011 - 35,330 vlerësuar 250,000 ), në Bullgarin veriperëndimore (vlerësohen 10.566 folës) dhe në Ukrainë (vlerësohen 450,000 folës).
  • Rusishtja: zyrtare në Rusi, bashkëzyrtare në Bjellorusi dhe Kazakistan, i mungon statusi minoritar në Estoni dhe Letoni.
  • Serbishtja: zyrtare në Serbi, bashkëzyrtare në Bosnje - Hercegovinë dhe Kosovë, status minoritar në Hungari, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Rumani.
  1. ^ "Ethnologue statistics". Summary by world area. Ethnologue. SIL. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hult, F.M. (2004). Planning for multilingualism and minority language rights in Sweden. Language Policy, 3(2), 181–201.
  3. ^ Hale, Kenneth; Hinton, Leanne, red. (2001). The Green Book of Language Revitalization in Practice. Emerald Group Publishing. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Rexhepagiq, Jashar (2008). Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare (Essential Issues in International Pedagogy). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Kosova Academy of Sciences and Arts). fq. 354-359. ISBN 9789951413657. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)