Bashkëtingëllorja
Appearance
(Përcjellë nga Bashkëtingëlloret)
Bashkëtingëllorja është një tingull i të folurit që përfitohet me mbyllje të plotë ose të pjesshme të traktit vokal, me përjashtih të tingullit h që artikulohet pa tkurrje të traktit vokal. Shembuj janë [p] dhe [b], të shqiptuara me buzë; [t] dhe [d], të shqiptuara me pjesën e përparme të gjuhës; [k] dhe [g], të shqiptuara me pjesën e pasme të gjuhës; [f], [v]
dhe [s], të shqiptuara duke shtyrë ajrin përmes një kanali të ngushtë; dhe [m] dhe [n], të cilat kanë ajër që rrjedh nëpër hundë (hundore). Në kundërvënie me bashkëtingëlloret janë zanoret.
Gjuha shqipe, për shembull, përmban 29 shkronja bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, Il, m, n, nj, p, q ,r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.