Jump to content

Achraf Hakimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Achraf Hakimi

Hakimi me MarokunFIFA Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAchraf Hakimi Mouh[1]
Datëlindja (1998-11-04) 4 nëntor 1998 (26 vjeç)[2]
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës, anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri2
Karriera me të rinjtë
2005–2006Ofigevi
2006–2016Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Real Madrid Castilla28(1)
2017–2020Real Madrid9(2)
2018–2020Borussia Dortmund (huazim)54(7)
2020–2021Internazionale37(7)
2021–Paris Saint-Germain20(3)
Karriera ndërkombëtare
2016Maroku U202(0)
2016Maroku U232(0)
2016–Maroku46(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 shkurt 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 janar 2022

Achraf Hakimi Mouh (Arabisht: [أشرف حكيمي موح]; lindur më 4 nëntor 1998) është një futbollist profesionist marokien i cili luan si mbrojtës për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren marokiene. Përveç rolit të mbrojtësit të djathtë, ai mund të luajë si dhe anësor i avancuar në krahun e majtë.

Hakimi lindi në MadridSpanjës nga prindër marokien. Ai u bashkua me akademinë e Real Madridit në vitin 2006 në moshën tetë vjeç nga CD Colonia Ofigevi.[3][4]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kaloi nivelet e moshave në La Fábrica, Hakimi u promovua te ekipi i rezervave në qershor 2016.[5] Pak pas kësaj, ai u thirr në ekipin e parë për turin e tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Hakimi bëri debutimin e tij me Los Blancos në ndeshjen e parë turnamentit veror International Champions Cup 2016, ku Reali u mposht 3–1 nga Paris Saint-Germain.[6] Ai më pas u rikthye te ekipi B, duke bërë debutimin e tij zyrtar më 20 gusht 2016 në fitoren 3–2 në shtëpi ndaj Real Sociedad BSegunda División B, duke e nisur ndeshjen si titullar.[7]

Hakimi shënoi golin e parë si profesionist më 25 shtator në barazimin 1–1 ndaj CF Fuenlabrada.[8] Ai e mbylli sezonin e tij të parë me 28 ndeshje (26 si titullar dhe 2305 minuta), me Castillan që e mbylli kampionatin në vendin e 11të. Në përfundim të sezonit, ai ishte ende i ri për të luajtur me ekipin e të rinjëve në finalen e Copa del Rey Juvenil 2017.

Më 19 gusht 2017, Hakimi u rikthye në ekipin e parë si një rezervë e Dani Carvajal dhe Nacho, duke marrë fanellën me numrin 19.[9] Ai debutoi zyrtarisht më 1 tetor, duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 ndaj RCD EspanyolLa Liga.[10] Goli i tij i parë në La Liga erdhi më 9 dhjetor 2017 në fitoren 5–0 kundër Seviljes.[11] Në Ligën e Kampioneve të sezonit 2017–18, Hakimi luajti dy ndeshje me Real Madridin që fitoi titullin e tretë rresht dhe të 13tin gjithsej.[12] Edhe pse nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen finale, ai sërisht mori medalen e fituesit dhe u bë marokieni i parë që fiton këtë kompeticion.[13]

Huazimi te Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 korrik 2018, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Hakimit në një huazim dy-vjeçar.[14][15] Ai shënoi golin e parë me klubin e ri më 27 shtator në fitoren madhore 7–0 kundër 1. FC NürnbergBundesligë.[16] Më 24 tetor, në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me ekipin, Hakimi prodhoi tre asiste për herë të në karrierë në një fitore 4–0 kundër spanjollëve të Atlético Madrid.[17]

Më 2 tetor 2019, Hakimi shënoi dy golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Slavia Prague.[18] Ai shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren me përmbysje 3–2 ndaj InteritWestfalenstadion.[19]

Në shkurt 2020, ai vendosi një rekord të ri shpejtësie në Bundesligë kur ai kapi shpejtësinë 36.5 km/h (22.67 mph) në një ndeshje ndaj 1. FC Union Berlin, duke thyer rekordin 36.2 km/h (22.5 mph) që ai kishte vendosur tre muaj më parë në një ndeshje kundër RB Leipzig.[20]

Më 31 maj 2020, Hakimi shënoi në fitoren 6–1 të Dortmundit kundër SC Paderborn. Pasi shënoi golin, ai hoqi fanellën e tij për të zbuluar me bluze me shkrimin "Justice for George Floyd" (Drejtësi për George Floyd), një person me ngjyrë që u vra nga policia një javë më parë.[21] Shoku i tij, Jadon Sancho, shpalosi të njëjtin mesazh pasi shënoi gjithashtu.[22]

Më 2 korrik 2020, Inter njoftoi transferimin e Hakimit në një kontratë pesë-vjeçare, duke paguar një shifër të raportuar prej 40 milion €.[23][24] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 26 shtator në ndeshjen hapëse të Interit në Serie A kundër Fiorentinës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe asistoi golin e Lukakut, me Interin që fitoi 4–3 në San Siro.[25] Katër ditë më pas, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Hakimi asistoi një tjetër gol të Lukakut vetëm 28 sekonda pas fillimit të ndeshjes si dhe shënoi golin e parë me klubin e ri në fund të pjesës së parë, me Interin që regjistroi një fitore 5–2 kundër BeneventosStadio Ciro Vigorito.[26]

Paris Saint-Germain

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 korrik 2021, Hakimi firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Paris Saint-Germain.[27] Sipas The Guardian, klubi francez pagoi 60 milion € për kartonin e tij si dhe 11 milion € të tjera në formë bonusesh.[28] Hakimi bëri debutimin e tij në Ligue 1 më 7 gusht duke luajtur 90 minuta të plota kundër Troyes, të cilës i shënoi në minutën e 19të.[29] Më 24 gusht, ai mori kartonin e kuq të parë në karrierë në barazimin pa gola në Le Classique kundër Marsejës.[30] Pas rikthimit nga pezullimi, Hakimi shënoi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Metz.[31] Në sezonin e tij të parë në Francë, Hakimi fitoi titullin e Ligue 1, duke kontribuar me 34 ndeshje dhe 4 gola.[32]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hakimi (djathtas) duke luajtur me Marokun në FIFA Kupën e Botës 2018.

Pasi luajti me ekipet nën-17 dhe nën-20,[33] Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-23 më 5 qershor 2016 në fitoren 1–0 në miqësoren ndaj Kamerunit.[34]

Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 11 tetor 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Fouad Chafik në fitoren 4–0 kundër Kanadasë.[35] Goli i tij i parë erdhi më 1 shtator 2017 në fitoren tenistike 6–0 kundër Malit.[36]

Në maj 2018, ai ishte pjesë e listës paraprake të Marokut për FIFA Kupën e Botës 2018Rusi, kurse më 4 qershor ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë.[37][38]

Gjatë kohës së tij te Dortmundi, Hakimi u përshkrua si një mbrojtës i shpejtë, dinamik dhe i fortë i cili ishte taktikisht dhe teknikisht i aftë të jepte topa të gjatë të saktë nga mbrojtja. Përveç këtij pozicioni, Hakimi mund të luajë edhe si anësor.[39]

Hakimi është i martuar me aktoren spanjolle Hiba Abouk; ajo është me origjinë tuniziane dhe libiane.[40] Fëmia i tyre i parë, një djal, lindi në vitin 2020.[40][41]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 tetor 2020[42]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid Castilla 2016–17 Segunda División B 28 1 28 1
Real Madrid 2017–18 La Liga 9 2 5 0 2 0 1 0 17 2
Borussia Dortmund (huazim) 2018–19 Bundesliga 21 2 2 1 5 0 28 3
2019–20 33 5 3 0 8 4 1 0 45 9
Gjithsej 54 7 5 1 13 4 1 0 73 12
Internazionale 2020–21 Serie A 2 1 0 0 0 0 2 1
Gjithsej karriera 93 11 10 1 15 4 2 0 120 16


Redaktuar më 19 nëntor 2019[43]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Maroku 2016 1 0
2017 5 1
2018 12 0
2019 10 1
Gjithsej 28 2

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 19 nëntor 2019. Rezultatet e Marokut të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hakimi.[43]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 1 shtator 2017 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat, Marok 2 Flamuri Mali 4–0 6–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
2 19 nëntor 2019 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura, Burundi 28 Flamuri Burundi 3–0 3–0 Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2021
Real Madrid Castilla[42]
Hakimi (rreshti posht, i treti nga e majta) duke festuar fitimin e Ligë së Kampioneve me Real Madridin.
Real Madrid[42]
Borussia Dortmund[42]
  1. ^ "Censo Electoral Transitorio Futbolistas mayores de 18 años" [Çensusi i futbollistëve mbi-18] (në spanjisht). FFMadrid. 23 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 6 shtator 2017.
  2. ^ "FIFA Club World Cup UAE 2017: List of players: Real Madrid CF" [FIFA Kupa e Botës për Klube EBA 2017: Lista e lojtarëve: Real Madrid CF] (PDF) (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2017. Marrë më 23 dhjetor 2017.
  3. ^ "Achraf Hakimi, la pépite marocaine qui affole le Real Madrid" [Achraf Hakimi, perla marokiene që magjepsi Real Madridin] (në frëngjisht). Foot Mercato. 23 mars 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  4. ^ "Achraf Hakimi is the future Dani Carvajal" [Achraf Hakimi është Dani Carvajal i ardhshëm]. Marca (në anglisht). 24 janar 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  5. ^ "Los tres primeros 'fichajes' del Castilla: Achraf, Óscar y Rivero" [Tre 'blerjet' e para të Castillas: Achraf, Óscar dhe Rivero]. OK Diario (në spanjisht). 14 qershor 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  6. ^ "Cuatro canteranos debutaron con el primer equipo del Real Madrid" [Katër lojtarë të të rinjëve debutuan me ekipin e parë të Real Madridit]. Libertad Digital (në spanjisht). 28 korrik 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  7. ^ "3–2: Espectacular remontada del Castilla en el último minuto" [3–2: Kthim spektakolar në minutën e fundit nga Castilla] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 20 gusht 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  8. ^ "1–1: Achraf da un punto al Castilla en Fuenlabrada" [1–1: Achraf i jepë një pikë Castillas në Fuenlabrada] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 25 shtator 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  9. ^ "Achraf Hakimi se quedará con ficha del primer equipo blanco" [Achraf Hakimi do të qëndrojë me një vend në ekipin e parë të blancos]. Diario AS (në spanjisht). 19 gusht 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  10. ^ "Isco double fuels Real Madrid to first home La Liga victory" [Dopieta e Iscos i jep Real Madridit fitoren e parë në shtëpi në La Liga] (në anglisht). ESPN FC. 1 tetor 2017. Marrë më 4 tetor 2017.
  11. ^ Oluwashina Okeleji (10 dhjetor 2017). "Hakimi only sixth African player to score for Real Madrid" [Hakimi lojtari i gjashtë afrikan që shënon për Real Madridin] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 dhjetor 2017.
  12. ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019.
  13. ^ "Achraf Hakimi Becomes First Moroccan Footballer to Win Champions League" [Achraf Hakimi bëhet futbollisti i parë marokien që fiton Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Morocco World News. 26 maj 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
  14. ^ "Borussia Dortmund sign Achraf Hakimi on loan" [Borussia Dortmund firmos me Achraf Hakimin në huazim] (në anglisht). Borussia Dortmund. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2021. Marrë më 11 korrik 2018.
  15. ^ "Official Announcement: Achraf" [Njoftim zyrtar: Achraf] (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 11 korrik 2018.
  16. ^ "Marco Reus stars as breathtaking Borussia Dortmund put seven past Nuremberg" [Marco Reus shkëlqen, Borussia Dortmund i shënon shtatë Nurembergut] (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 29 shtator 2018.
  17. ^ "Dortmund 4–0 Atletico" (në anglisht). UEFA. 24 tetor 2018. Marrë më 26 tetor 2018.
  18. ^ "Visitors ease to victory in Prague" [Vizitorët fitojnë me lehtësi në Pragë] (në anglisht). UEFA. 2 tetor 2019. Marrë më 31 maj 2020.
  19. ^ "Achraf Hakimi-inspired Borussia Dortmund pull off remarkable comeback to beat Inter Milan" [Borussia Dortmund e frymëzuar nga Achraf Hakimi arrin një përmbysje të jashtëzakonshme për të mposhtur Interin] (në anglisht). Bundesliga. 5 nëntor 2019. Marrë më 10 shtator 2020.
  20. ^ "Achraf sets Bundesliga speed record" [Achraf vendos rekordin e shpejtsisë në Bundesligë]. Managing Madrid (në anglisht). 29 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
  21. ^ "SC Paderborn 1–6 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
  22. ^ "Thuram, Sancho and Hakimi lead Bundesliga protests amid ongoing unrest in U.S." [Thuram, Sancho dhe Hakimi udhëheqin protestat e Bundesligës mes trazirave të vazhdueshme në Shba] (në anglisht). Goal.com. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
  23. ^ "Achraf Hakimi joins Inter" [Achraf Hakimi i bashkohet Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 2 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2021. Marrë më 2 korrik 2020.
  24. ^ "Inter complete €40m Hakimi signing as full-back leaves Real Madrid" [Inter kompleton blerjen 40 milion € të Hakimit, mbrojtësi largohet nga Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 korrik 2020.
  25. ^ "VIDEO/ Interi fiton me sakrifica në 120 sekonda, dueli i çmendur me Fiorentinën përfundon me 7 gola". Panorama Sport. 26 shtator 2020. Marrë më 27 shtator 2020.
  26. ^ "VIDEO/ Triumf me "manita", Interi nuk fal në transfertë ndaj Beneventos. Specia merr fitoren e parë". Panorama Sport. 30 shtator 2020. Marrë më 1 tetor 2020.
  27. ^ "Achraf Hakimi signs for Paris Saint-Germain" (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 6 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
  28. ^ Fabrizio Romano (6 korrik 2021). "PSG sign full-back Achraf Hakimi with Ramos and Donnarumma set to follow". The Guardian (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
  29. ^ "Troyes V Paris Saint-Germain" (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 7 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
  30. ^ "PSG's Hakimi receives first Ligue 1 red in Marseille draw". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2021. Marrë më 26 tetor 2021.
  31. ^ "Hakimi double saves PSG at Metz to stretch perfect Ligue 1 start". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2022. Marrë më 7 mars 2022.
  32. ^ Luke Bosher; Jacob Whitehead. "PSG crowned Ligue 1 champions after draw against Lens". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2023. Marrë më 2023-02-27.
  33. ^ "Achraf Hakimi, une première en grandes pompes" [Achraf Hakimi, një lojtar me të ardhme të madhe]. Le360 Sport (në frëngjisht). 2 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  34. ^ "Rapport de match: Maroc Olympique 1–0 Cameroun Olympique" [Raporti i ndeshjes: Maroku Olimpik 1–0 Kameruni Olimpik] (në frëngjisht). Mountakhab.net. 5 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  35. ^ "Achraf Hakimi becomes Real Madrid's first Moroccan international" [Achraf Hakimi bëhet lojtari i parë ndërkombëtar marokien i Real Madridit]. Marca (në anglisht). Spanjë. 12 tetor 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
  36. ^ "Real Madrid's Achraf scores on his competitive Morocco debut" [Achrafi i Real Madridit shënon në debutimin e tij kompetitiv me Marokun]. Marca (në anglisht). Spanjë. 2 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  37. ^ "World Cup 2018: Morocco announce preliminary 26-man squad" [Kupa e Botës 2018: Maroku njofton ekipin paraprak me 26 lojtarë]. talkSPORT (në anglisht). Wireless Group Limited. 18 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2019. Marrë më 10 qershor 2018.
  38. ^ "Coupe du monde 2018: liste finale des vingt trois Lions de l'Atlas" [Kupa e Botës 2018: lista finale e 23 lojtarëve të Atlas] (në frëngjisht). Federata Mbretërore Marokiene e Futbollit. 4 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 4 qershor 2018.
  39. ^ "Achraf" (në anglisht). Real Madrid C.F. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
  40. ^ a b "Achraf Hakimi: 10 things on Borussia Dortmund's high-flying Real Madrid loanee" [Achraf Hakimi: 10 gjëra rreth lojtarit të Dortmundit i huazuar nga Real Madridi] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 3 korrik 2020.
  41. ^ "Borussia Dortmund's Hakimi returns to Madrid for birth of first child" [Hakimi i Borussia Dortmundit rikthehet në Madrid për lindjen e djalit të parë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 3 korrik 2020.
  42. ^ a b c d "Achraf Hakimi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 shtator 2018.
  43. ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Achraf Hakimi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 shtator 2017.
  44. ^ "BUNDESLIGA ROOKIE AWARD" [Çmimi i fillestarit të Bundesligës] (në anglisht). Bundesliga. nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2019. Marrë më 25 janar 2020.
  45. ^ "Achraf Hakimi named 2018 African Youth Player of the Year" [Achraf Hakimi emërohet Lojtari i Ri Afrikan i Vitit 2018] (në anglisht). Onefootball. 8 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2020. Marrë më 8 janar 2019.
  46. ^ a b "Mane, Oshoala named African Footballers of 2019 at CAF Awards" [Mane, Oshoala emërohen Futbollistët Afrikan të vitit 2019 në çmimet CAF]. CAFOnline.com (në anglisht). CAF. 7 janar 2020. Marrë më 7 janar 2020.
  47. ^ "Champions League breakthrough team of 2019" (në anglisht). UEFA. 30 dhjetor 2019. Marrë më 25 janar 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  48. ^ "Achraf Hakimi - Best Young Arab Player of the Year" [Achraf Hakimi - Lojtari më i Mirë i Ri Arab i Vitit]. globesoccer.com (në anglisht). Globe Soccer Awards. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 30 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]